Super ndeshje luhen sonte në kuadër të raundit të tretë të turneut komunal "Kupa e Diasporës", priten shumë shikues në stadiumin e vogël afër "Sami Kelmendit" për të përcjellur top 16 skuadrat e turneut të qytetit!
Lindi Qallapek - 7 Vëllezërit, Europlast333 - TermoLabi dhe Alfa.i - Real Arena janë vetëm disa nga top ndeshjet që do luhen sonte në mbrëmje në turneun komunal e të gjitha këto ndeshje mund ti quajmë lirisht si finale para finalës pasi kualiteti i lojtarëve që zbresin gjatë natës së sotme në fushë është i jashtëzakonshëm.
3 Ndeshjet e para që hapin natën e ndeshjeve janë: MobiShop Nipi - Nipat e Yllit, Erdoniti - Mërgata e Janjevës dhe Auto Servis Gajtani - Magurja, të gjitha ndeshje mjaftë të mira por ndoshta më të dobëta në krahasim me ato takime që pasojnë në vijim që do marrin të gjithë vëmendjen e publikut dhe do mbushin stadiumin plotë me shikues.
Alfa I me yje si Agon Llugiqi dhe Mergim Dërvishaj pati probleme të shumta dhe për pak sa nuk u mposhtë nga Dobraja e cila ishte e përgjysmuar luan përballë Bujar Sinanit dhe Real Arenës së tij që ka në përbërje ish-lojtarë të kampionit të shumfishtë të Kosovës në Futsall FC Feniks, kjo ndeshje luhet nga ora 21:00, nuk ka kohë për pushim as pas kësaj sfide pasi menjëher në fushë zbresin Europlast333 e superyjeve Dani Alaj & Halim Selmanaj të cilët ballafaqohen me "të papërshtatshmit" e TermoLabit.
Në ora 22:00 turneu pritet ta ketë kulmin e tij, pikërisht kur do filloj dhe takimi mes 7 Vëllezërve të jashtëzakonshëm dhe skuadrës së Bahri Kaleshit që ka mbledhur një grup tejet kualitativ lojtarësh me ndërthurje të përvojës dhe kualitetit, rivalitet i jashtëzakonshëm pritet në këtë takim ndonëse në letër favorit janë gjigantët lipjanas të drejtuar nga Fadil Sopa, por asnjëher nuk luan letra në fushë dhe ketë gjë e mësuan shumë mirë ekipi bardhë e kuq mbrëmë kur Profil Metali i'a rrëmbeu fitorën nga dora në turneun "Ismail Luma".
Ndeshja e parafundit luhet mes Sllovisë të cilët për momentin janë në top formë dhe Gafurr Hysenit të cilët ende nuk e kanë treguar më të mirën e mundshme në ketë turneu, kjo luhet në orën 22:30 dhe me 100% të mundësive do jetë ndeshja më e luftuar dhe më agresive e turneut deri më tani, shumë punë pritet të kenë dhe referët Alban Zejnullahu, Gentrit Zogaj dhe Ahmet Ramadani në këtë takim, krejt në fund natën e ndeshjeve e mbyllin Besim Sopa dhe Prishtinasit e Arabica Caffe që janë inkuadruar në ketë turne për të triumfuar në fund.

