Informohu në çdo moment.

Jul 29, 2019

KF Lipjani me test serioz, Bashkimi Koretin kundështari i radhës!

Të mërkuren me datë 31 Korrik 2019 KF Lipjani luan ndeshjen e dytë përgaditore, kundërshtar i radhës do jetë Bashkimi nga Koretini, teksa ndeshja do luhet nga ora 17:00 në stadiumin e qytetit "Sami Kelmendi".

Bashkimi nga Koretini luan ndeshjën e parë qysh prej rënies në ligën e dytë rreth dy muaj më parë, ekipi i trajnerit të sapo afruar Emin Bajrami do luajë një ndeshje mjaftë interesante kundër skuadrës të krijuar tani e një muaj të KF Lipjanit e cila tregoi disa shenja të mira në ndeshjën e parë historike të zhvilluar kundër Arbërisë pavarësisht humbjes së thellë.

Kryetrajneri i Lipjanasve Jeton Gashi tashmë e di se qfarë mund të pres nga lojtarët e ekipit të tij andaj do e ketë më të lehtë të krijoj formacionin bazë të takimit të mesjavës dhe e njejta gjë padyshim vlenë dhe për lojtarët që do inkuadrohen nga banka rezervë.

KF Lipjani pritet të paraqitet shumë më mirë se në testin e kaluar kundër Arbërisë pasi që kualitet në skuadër ka, Mentor Lekaj, Liron Tasholli, Lorik Buja, Daut Dedushaj, Elbasan Gashi e Agon Ismaili janë vetëm disa nga lojtarët kualitativ që Gashi ka në organikën e tij. 

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments