Informohu në çdo moment.

Jul 29, 2019

Nga mesatar në superyll, Lavdim Gashi në formë jetësore!!!

Lavdim Gashi i KF Arbërisë në futboll të madh dhe i 7 Vëllezërve në fusha të vogla nuk po njeh kundërshtar dhe mund të thuhet shumë lehtë që ka kaluar në nivelin tjetër pasi nga të gjithë kundërshtarët po shihet si rreziku kryesor.

Gashi po tregohet i pandalshëm gjatë kësaj vere dhe shpejtësia e tij po del të jetë problem i madh për secilin kundërshtar, së fundmi 22 vjeçari nga Sllovia ka shtuar në reportuorin e tij edhe aftësinë për të finalizuar qfardo rasti para portierit dhe driblimet e sakta e të shpejta që dëshprojnë dhe bëjnë me kokëdhimbje qdo mbrojtës që i del përball dhe ka detyrë ta markojë atë.

Talentin dhe përmirsimin e tij të dukshëm në fazën e sulmit e ka parë dhe trajneri i KF Arbëria Nuhi Bahtiri i cili në ndeshjet përgaditore të deritashme e ka përdorur lojtarin e ri në fazën e avansuar ndryshe nga qfarë jemi mësuar ta shohim atë në sezonet e kaluara ku si detyra bazë ka pasur ato defanzive.

Të gjithë futboll-dashësit tashmë e dinë potencialin dhe talentin e tij andaj pritshmëritë për lojtarin janë rritur dhe tashmë nga ai kërkohet të shfaq aftësitë më shumë se qdo herë me qëllim mbajtjen në pozita sa më komode të ligës së parë skuadrën e KF Arbërisë nga Dobraja.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments