Ulpiana do ketë punë të vështirë në këtë sezon pasi që liga e parë është shumë kompetitive, por këto janë 5 arsyet se pse SportLajm mendon se skuadra do arrijë të ballafaqohet si është më së miri në këtë nivel garash.
1. Kryesia e klubit
2. Konkurrenca për një vend në formacion
Një klub me vetëm 11 lojtar të mirë por pa alternativa të tjera e pa konkurrencë nuk arrinë të shtyjë përpara e pikërisht e kundërta e kësaj metodologjie egziston tek Ulpiana, 26 lojtar e të gjithë duke luftuar për vend në formacion gjatë gjithë verës dhe duke nxjerrë më të mirën nga vetja janë një arsye e fortë për të besuar se Ulpiana është e prirë për sukses.
3.Trajneri Megzon Visoka
Që Megzon Visoka është njeriu i duhur për të drejtuar këtë skuadër me ambicie të mëdha as që nuk diskutohet, një trajner i ri me shumë njohje në futbollin kosovar dhe me të gjitha trajnimet e liqencat e duhura e për më tepër me objektiva të mëdha personale i përshtatet mjaftë mirë dhe klubit që njejtë si ai është në rritje e sipër dhe me të njejtin mision, ti tregoj të gjithë vendit se qfarë është në gjendje të bëjë.
4. Mosha e re e lojtarëve
Lojtarët në moshë të re kanë të gjitha mundësitë për tu zhvilluar dhe për tu përmirësuar prandaj të gjitha ekipet shkojnë mbas tyre dhe të gjitha skuadrat e suksesëshme kanë një moshë mesatare të re tek lojtarët e tyre, kjo Ulpianë ka shumicën e lojtarëve nën moshën 25 vjeçare me vetëm Shqiprim Kelmendin dhe Xhafer Kaleshin që kalojnë këtë moshë por që patjetër janë të nevojshëm pasi eksperienca bënë diferencën në momentet e rëndësishme.
5. Rikthimi i Ultras Tigrave në ligën e pare, stadiumi i mbushur plotë
"Tigrat" nuk ishin të gatuar për ligën e dytë dhe kjo gjë u pa mjaftë mirë në dy sezonet e fundit ku Ulpiana nuk pati përkrahjen e duhur në qdo kohë por me rikthimin e skuadrës në ligën e parë padyshim që edhe "Tigrat" do jenë aty për ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave, një stadium i mbushur normalisht që ndikon shumë dhe në moralin e lojtarëve dhe i shtynë ata të bëjnë më të mirën.
Këto ishin disa nga arsyet kryesore se pse KF Ulpiana është e destinuar për të pasur sukses në këtë sezon, në linkun e më poshtëm keni mundësi të votoni për arsyen kryesore dhe më të rëndësishme nga 5 arsyet e listuara.
Votoni këtu: https://linkto.run/p/JBT1667U


