Turneu komunal "Kupa e Diasporës" luan sonte katër qerek-finalet e tij, skuadra të fuqishme si 7 Vëllezërit, Europlast333, Sllovia e Alfa.I janë ende në garë për tu shpallur kampion.
Turneu komunal fillon nga ora 20:00 me dy ndeshje të kategorisë Junior ku ballafaqohen Black-Market Gjeti dhe Lipjani-Arbëria, për ti lënë pastaj vend kategorisë senior që zhvillon qerek-finalet e shumë pritura.
Nga ora 21:00 ndeshën Nipat e Yllit kundër Erdonitit, në një takim që pritet të jetë i barabartë dhe që nuk ka favorit, të dy skuadrat kanë patur sukses me arritjen e tyre deri në këtë fazë por prap se prapë sdo mjaftohen dhe do kërkojnë të shkojnë sa më larg.
Pas kësaj ndeshje, shikuesit tek Mini-Stadiumi afër "Sami Kelmendit" mund të shohin në aksion yjet Ramadan Alaj, Halim Selmanaj e Jeton Rukovci të cilët përballën me të rinjtë nga Magurja që nuk dorëzohen asnjëher deri në fishkëllimën e fundit, kjo ndeshje luhet nga ora 21:30.
Ora 22:00 sjell përballjen mes "Të huajve" të Alfa.I dhe Arabica Caffe, skuadra e Alfas vjen nga Rakoshi teksa në skuadër ka lojtarë mjaftë kualitativ të udhëhequr nga një super dyshe e yjeve si Agon Llugiqi & Mërgim Dervishaj teksa Arabica Caffe vijnë nga Prishtina dhe janë të njohur për publikun e Liga Total, kjo skuadër beson fuqishëm në portierin e saj Enis Hoxha.
Ndeshja e fundit e natës zhvillohet nga ora 22:30 në mes gjigantëve të 7 Vëllezërit Center dhe Sllovisë, favorit i lehtë padyshim janë skuadra e Fadil Sopës por edhe ekipi i përbërë nga Behar Topalli, Fistrim Terziu e Dardan Ismajli nuk janë për tu nënvlerësuar.
Pas ndeshjeve hidhet dhe shorti për takimet gjysëm-finale që me gjasë do luhen pasnesër.

