Erdoniti, Europlast, Arabica Caffe dhe 7 Vëllezërit janë katër skuadrat gjysëm-finaliste të turneut komunal "Kupa e Diasporës" pas fitoreve të natës së sotme!
Erdoniti mposhti 4-0 Nipat e Yllit për të siguruar një pozitë në katërshën finale, fitorja e lehtë e kënaq skuadrën e kaltërt por kundërshtari i ardhshëm padyshim që do të jetë shumë here më i frikshëm dhe për të siguruar vendin në finale do jetë mjaftë e vështirë.
Europlast përpak sa nuk u shokua nga Magurja dhe pati nevojë për "Superheroin" Bajram Ramadani i cili edhe pse portier ishte kontribuesi më i madh në dy golat e skuadrës së Kastriot Rexhepit e cila as këtë herë nuk bindi me lojë teksa "Mega Yjet" Ramadan Alaj dhe Halim Selmanaj u ndalën mjaftë lehtë nga dyshja Besart Bekteshi & Lumir Gashi.
Ndeshja e tretë ishte mjaftë e luftuar dhe kualitative, këtu Arabica Caffe triumfoi në penallti përballë Alfa.i e cila pati avantazhin gjatë gjithë lojës për ta lëshuar atë në fund ku Adhurim Bekteshi u tregua gjakëftohtë një për një me portierin për ta quar lojën në penallti, nga 7 metërshi lojtarët Prishtinas gabuan vetëm një herë teksa ata të Alfas nga Rakoshi dështuan dy herë për të humbur kështu një ndeshje të cilën e kishin në dorë.
Krejt në fund, edhe 7 Vëllezërit e Fadil Sopës arritën gjysëm-finalen pavarësisht që nuk e paten dhe aq lehtë përballë Sllovisë që qëndroi dhe nuk u dorëzua deri në fund duke kërkuar me ngulm golin e barazimit i cili nuk erdhi, rezultati përfundimtar i ndeshjës ishte 1-0 në favor të ekipit të bardhë teksa golin e vetëm e realizoi Mentor Mejzini.
Fito para duke klikuar!
Fito para duke klikuar!


