Informohu në çdo moment.

Jul 30, 2019

Rinia Sllovi fiton turneun "Ismail Luma", Behar Topalli hero në penallti!

Sonte, Rinia Sllovi triumfoi në penallti përball skuadrës së Profil Metal nga Suhareka për tu bërë kampioni më i ri i turneut "Ismail Luma" në Kraishtë.

Shumë më mirë u nis ndeshja nga Rinia Sllovi që shënuan dy herë shpejtë me Mërgim Dervishajn i cili tregoi dhe një herë klasin dhe shfaqi aftësitë e tij vrastare kur ndodhet përballë portierit, por më pas Sllovisë nuk i eci e në të njejtën kohë Profil Metali riktheu gjithqka njejtë si kundër 7 Vëllezërve në qerek-finale për të barazuar rezultatin në fund të kohës së rregullt.

Penalltit ishin të tmerrshme, lojtarët gabonin njëri pas tjetrit dhe as nuk po qëllonin golin deri sa në skenë doli Behar Topalli i cili goditi sakt për ta quar skuadrën e tij në festë dhe për ti siguruar Rinisë së Sllovisë kupën e qmuar të "Ismail Lumës" dhe një vlerë të lartë monetare prej 1500 eurosh, më e larta në të gjithë turnetë e këtij viti.

Ylli Mazreku i Profil Metal u shpall lojtari më i mire i turneut, teksa doreza e artë i shkoi portierit të kampionëve Dardan Ismajlit.
Kliko për të fituar!!!!!

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments