Informohu në çdo moment.

Jul 31, 2019

KF Lipjani barazon në shtëpinë e favoritëve të ligës së dytë!

KF Lipjani ka arritur një barazim historik, të parin qysh prej themelimit si klub teksa tregoi lojë të mirë midis Kishnicës ku luajti 2-2 kundër Bashkimit nga Koretini.

Bashkimi i Koretinit që në Pranverë ishte një nga top ekipet e ligës së parë sot nuk arriti më shumë se një barazim kundër ekipit të sapoformuar të KF Lipjanit, që në këtë takim theu disa rekorde rradhazi si barazimin e parë në histori të klubit, golin e parë në histori si dhe rezultatin e parë pozitiv qysh nga krijimi i klubit një muaj më parë.

Trajneri Jeton Gashi normalisht që u nda i gëzuar me këtë rezultat, pasi skuadra e tij shfaqi lojë shumë më të pjekur se në miqësoren e para një jave kundër Arbërisë e për më tepër djelmoshat e tij u kthyen nga udhëtimi me një rezultat pozitiv, teksa për trajnerin e skuadrës kundërshtare nuk mund të thuhet e njejta.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments