Informohu në çdo moment.

Jul 31, 2019

"Futboll Total", Europlast mund 7 Vëllezërit në finalen e Rufcit!!!

Europlast 333 shpallet kampion në turneun "Selatin Morina" në Rufc pasi mposhti 4-1 7 Vëllezërit në një ndeshje të bukur që u ndoq nga rreth 500 shikues.

Pak magji nga Bajram Ramadani e Dani Alaj i'u deshtë Europlastit që të rikthejë gjithqka kundër 7 Vëllezërve të Fadil Sopës që po kryesonin në pjesën e parë 1-0 me anë të super golit të Kreshnik Bahtirit që la të shtangur portjerin Ramadani.

Pjesa e dytë u bë makth i skuadrës së qendrës tregtare të cilet qysh në start humbën rezultatin pasi nga një top jo i larguar mirë pësuan auto-gol për 1-1 e më pas një nisje e "super portierit" të Europlast ndikoi që Ermir Kryeziu të shënonte një gol të bukur dhe elegant për 2-1.

Europlasti nuk u ndal dhe shënoi edhe me Alajn që nuk fali ballë për ballë me Maqajn, e më pas Jeton Rukovci "vodhi" topin në mes të fushës për të përmbyllur "pokerin" për 4-1, krejt në fund 7 Vëllezërit u munduan të mbeteshin në loj por një gol i vetëm nga Festim Maqaj nuk mjaftoi dhe ndeshja u mbyll 4-2 për Europlast.

Notat e lojtarëve:

Europlast- Bajram Ramadani 10.0, Ramadan Alaj 9.0, Getart Hyseni 7.0, Jeton Rukovci 7.0, Ermir Kryeziu 7.5, Ardit Bytyqi 6.5

7 Vëllezërit- Festim Maqaj 7.0, Kreshnik Bahtiri 7.0, Mentor Mejzini 6.5, Narcis Alibegu 6.5, Lavdim Gashi 6.5, Sh Kelmendi 6.0

Notat e Gjyqtarëve: Milot Rexhepi & Alban Zejnullahu 10.0


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments