Informohu në çdo moment.

Jul 24, 2019

Nata e parë e ndeshjeve në turneun komunal solli shumë befasi dhe shikues!

Dje, filloi turneu komunal në lipjan që mban emrin "Kupa e Diasporës", 20 ekipe performuan para rreth 200 shikuesve dhe vetëm 10 më të mirat paten fatin dhe kualitetin të kalojnë tutje.

Ndeshja e pare e turneut ishte ajo mes Green Bar dhe Rubofcit, loja e rregullt përfundoi në barazim 1-1, e më pas shumë më të mire në penallti u treguan skuadra nga Lipjani që ishin 100% të saktë duke shënuar tre herë nga tre temtime.

Në takimin e dytë Arabica Caffe nga Prishtina me lojtarë të njohur për publikun e Liga Total si Ari Kaqanolli e Adhurim Bekteshi mposhti 2-0 Prugocin e cila edhe një herë tregoi që janë skuadër "vesvese" dhe jo skuadër stabile, pasi në disa turne arrijnë shumë lartë e në disa të tjerë eleminohen qysh në start.

Në vazhdim ndodhi një befasi si eleminimi i Drenit që pritej të fitonte të paktën në gjiron e parë, e pastaj Auto Pjesë Gajtani demoloi të rinjtë e Xella/s që u paraqitën në fushë me lojtarë pioner e junior të KF Ulpiana por që nuk treguan asgjë në fushë, Shala Trans tregoi që mund të jetë kockë e fortë për secilën do skuadër duke triumfuar 3-1 me rikthim ndaj Lagjës së Akllapit, Relux humbi falë dhe gabimeve të portierit të tyre që mendoi se avantazhi 2-0 është aq i lartë sa të dalë në fushë dhe të kërkoj golin ndërsa Llabjani & Artana demoloi River Platen me rezultatin 7-3.

Dy ndeshjet e fundit ishin mjaftë interesante dhe kualitative, fillimisht Lindi Qallapek u rikthye tek fitorja pas dy zhgënjimeve rradhazi duke fituar 5-1 kundër Medvecit në një ndeshje shumë argëtuese dhe të bukur me lojtarët e drejtuar nga Bahri Kaleshi që nuk u kursyen të shfaqnin aftësitë teksa dhe ky i fundit shënoi dy herë, edhe gjyqtari Alban Zejnullahu argëtoi publikun me një moment të veçantë në fillim të sfidës, teksa krejt në fund të rinjtë e Dobraja Junior i'a fikën dritat Electro Tech/it duke i uruar natën e mirë me rezultatin e pastër 2-0.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments