Mercedes Benz fitoi edhe takimin e dytë kundër Bujani & 7 Vëllezërit me rezultat identik si atë të parin 4-3, në këtë ndeshje Bujani pati avantazh të dyfishtë por e lëshoi atë në pjesën e dytë.
Start ëndrrash pati Bujani në takimin e kthimit gjysëm-final, ku shumë shpejtë e panë veten në avantazhin e dy golave 2-0 rezultat ky me të cilin edhe u mbyll pjesa e pare e takimit, Benzat e Xhelal Osmanit nuk po shfaqnin asgjë nga vetja dhe goditjet e tyre po ndaleshin lehtë nga portjeri kundërshtar Faruk Mehmeti i cili në këtë takim ishte në nivelin e detyrës.Pjesa e dytë ishte zjarrë, e përcjellur me tupanat e fansave të Bujanit të cilit po gëzoheshin aq shumë sa dhe e humbën fillin kur fillimisht Mercedes shënoi për të ngushtuar rezultatin e më pas edhe barazoi, Mentor Bytyqi u përkujdes për golin e tretë dhe goditi Akoma më fuqishëm me festimin e tij tradicional, Bujani & 7 Vëllezërit shënuan me anë të Urim Statovcit nga gjuajtja e lirë për të barazuar rezultatin në një moment ku duhet pranuar se portieri kundërshtar Petrit Budakova mund të bënte shumë më mire, ndërsa krejt në fund për epilogun përfundimtar u përkujdes Alban Mehmeti që shënoi nga 40 metra.
Në finalen e madhe Mercedes do ketë punë me Lumin e Madh të cilët mposhtën Yjet me rezultatin 6-3, aty skuadra e Xhelal Osmanit do provojë ta mbyllë sezonin pa as edhe një humbje dhe të thyej "makthin" e skuadrave lidere të sezonit të rregullt.
Menagjeri Fadil Sopa s'do jetë aspak I kënaqur kur të rikthehet në Kosovë nga pushimet dhe të kuptojë se transferi I tij Eni Ademi nuk luajti as edhe një minutë në këtë takim duke u shpërfillur totalisht.
Notat e lojtarëve:
Mercedes Bujani & 7 Vëllezërit
1. Petrit Budakova 5.0 1. Faruk Mehmeti 6.5
2. Narcis Alibegu 7.5 2. Besnik Selmani 6.5
3. Mentor Mejzini 7.0 3. Behar Topalli 7.0
4. Alban Mehmeti 7.5 4. Kreshnik Bahtiri 6.0
5. Leonis Gashi 6.5 5. Avni Ibrahimi 5.5
6. Shq. Kelmendi 5.5 6. Urim Statovci 7.0
7. Mentor Bytyqi 7.0 7. Taulant Buja 5.0
8. Lavdim Gashi 6.0

