Informohu në çdo moment.

Jul 8, 2019

Fanliga & Kujtesa dhurojnë spektakël, tifozët e liverpool janë fitues të kupës.

Fanliga dhe Kujtesa u përkujdesën për dy ditë me ndeshje shumë emocionuese dhe argëtuese në kupën e tifozëve që u zhvillua në mes të sheshit të Prishtinës.


Dita e dytë e ndeshjës filloi me befasi ku kampionët e sezonit të rregullt Juventusi i Muhamet Dragushës u qmontuan nga rivalët e Interit me rezultatin ekstra të thellë 4-0, ndeshje në të cilën tregolësh shënoi Armend Talla.

Roma arriti fitore ndaj tifozëve të Barcelonës "Penyas", teksa tifozët e Arsenalit më në fund i'u hakmorrën Bavarezëve për dhimbjet që ekipi që këta të fundit përkrahin i'a kanë kushtuar atyre gjatë gjithë këtyre viteve, teksa në ndeshjen tjetër OLSC Reds i'a bënë 8-2 tifozëve të Manchester United.

Në gjysëm-finale Interi mposhti Arsenalin 6-3, teksa tifozët e Liverpoolit mposhtën lehtësisht ata të Romës 3-0.

Finalja u nis më mirë nga tifozët e Interit, por talenti i "të kuqëve" dhe organizimi më i mirë bëri diferencën e madhe.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments