Informohu në çdo moment.

Jul 7, 2019

Rinor Hasimi gati ti tregojë vlerat, a do jetë ai zbulimi i sezonit?

Rinor Hasimi e fillon sezonin si zgjidhje e dytë tek Ulpiana menjëher pas Shqiprim Kelmendit dhe Albion Kurtajt, por për djaloshin e ri ky sezon do jetë një shancë shumë e mirë për të shfaqur talentin në ligën e pare.

Hasimi sezonin e kaluar e kaloi mes ekipit të Juniorëve dhe atij të Seniorëve por ai këtë sezon është liruar nga përgjegjësitë e skuadrës U-19 dhe do bëjë gjithqka për ta provuar vetën në skuadrën e parë.

Në stërvitjet e deri tanishme ai është një nga lojtarët më të angazhuar dhe po provon ti jep shenja trajnerit Megzon Visoka që ai e meriton ndoshta edhe formacionin bazë, kujtojmë se lojtari i fundit 19 vjeçar që ka luajtur si standard tek lipjanasit ishte Labinot Ibrahimi e që tani e tetë vite është pjesë e Partizanit.

Trajneri Visoka duket se po e vlerëson lartë talentin e 19 vjeçarit, pasi po i jep më së shumti hapsirë nga të gjithë të rinjtë e tjerë të skuadrës në mini-ndeshjet kontrolluese, edhe pse shpesh herë ai po luan jashtë pozicionit të tij natyral duke mos u kursyer madje dhe duke provuar edhe qendrën e mbrojtjës.

Për Rinorin ky sezon do jetë i gjatë dhe me shumë ulje-ngritje, mirpo me talentin që ai zotëron i nevoitët ta mbajë këtë seriozitet dhe angazhim që e ka shfaqur në ditët e para të përgaditjeve dhe asgjë për të sdo jetë e pamundur.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments