Lumi Madh mposhti 6-3 Yjet në takimin kthyes gjysëm-final duke treguar kështu forcën e tyre dhe duke treguar se në finale do temtojnë të mposhtin gjigantët e Mercedes Benz.
Prapë Dior Zabërgja me shokë u treguan "shumë të fortë" për Yjet e Bajram Murturit, të cilët asnjëher nuk dolën në lojën e tyre të vërtetë në këtë gjysëm-finale dhe u mposhtën me të drejtë nga skuadra Vushtrriase të cilët ishin të jashtëzakonshëm qysh nga fillimi I takimit.
Etrit Halimi hapi serine e golave, para se Dior Zabërgja të shënonte dy herë e më pas dhe Arbnor Shala të shënonte golin e katërt për skuadrën e tij të cilët e mbyllën këtë pjesë loje me rezultatin 4-0.
Pjesa e dytë u nis shumë herë më mirë nga Yjet e drejtuar nga Bajram Murturi që arritën ta ngushtonin epërsinë deri në 4-3 por mungesa e rezervave të mira i'u kushtoi pasi që nëpërmjet dy kundërsulmeve të bukura Lumi Madh arriti të realizonte dy gola, duke e quar kështu rezultatin në 6-3.
Në pjesën e dytë kur Yjet arritën të ktheheshin në lojë pati dhe disa eksese nga skuadra kundërshtare të cilët u irrituan me gjyqtarin që largoi nga loja me karton të verdhë Dior Zabërgjën për një ndërhyrje që me të vërtet e meritoi kartonin, por më pas edhe me vetë iniciativën e sulmuesit Vushtrrias gjithqka u qetësua.
Notat e lojtarëve:
Lumi Madh Yjet
1. Ardian Muzaqi 7.0 1. Enis Hoxha 5.5
2. Ismet Caka 7.0 2. Korab Muharremi 5.5
3. Florim Sadiku 6.5 3. Getart Hyseni 5.0
4. Etrit Halimi 7.5 4. Ramadan Alaj 5.5
5. Arbnor Shala 7.0 5. Halim Selmanaj 6.5
6. Dior Zabërgja 7.5 6. Agon Ramadani 6.0
7. Fitim Haradinaj 4.5

