Informohu në çdo moment.

Jul 13, 2019

Mercedes-Lumi i Madh, finale që mund ti thyej të gjitha rekordet!

Interesim të jashtëzakonshëm gjatë këtyre ditëve ka patur për të parë takimin final mes Mercedes dhe Lumit të Madh me njerëz nga të gjitha vendet e Kosovës që kanë pyetur tek drejtuesit e ligës rreth kësaj finale.

Rekordet e shikueshmërisë në Liga Total mbahen nga finalja e para 2 sezoneve në mes Akllapit dhe Vëllezërve Mjeku, por me Stadiumin Toni tashmë të përmirësuar dhe me shumë më shumë hapsirë për shikues dhe komoditet shumë më të lartë ky rekord mund të jetë në rrezik të madh për tu thyer, deri më tani e ditur është që nga Vushtrria pritet të ketë një grumbull tifozësh për të përkrahur "të besuarit" e tyre, teksa tifozeri të madhe pritet të ketë dhe nga qytetet e Lipjanit dhe Ferizajit, duke mos përjashtuar as qytetet e tjera të Kosovës si dhe diasporën që kanë mbërritur tashmë në vendin tonë.

Jo vetëm rekord shikuesish! 

2 skuadrat finaliste kanë në dorë të thyejnë secila nga një rekord, Benzat e Xhelal Osmanit nëse arrijnë të triumfojnë në finale mund të bëhen skuadra e parë që përfundon sezonin e rregullt dhe playoffin pa as edhe një humbje e poashtu edhe të thyejn mallkimin e vendit të parë, teksa në anën tjetër për skuadrën e drejtuar nga Ferki Osmani fitorja do i'u jepte atyre titullin qysh në sezonin e parë në superligë, këtë gjë e ka arritur dhe Bryma Tex por ata "blenë" ekip në superligë dhe nuk luajtën më parë në rangjet më të ulta siq bëri Lumi i Madh.

Finalja luhet nesër nga ora 21:30, teksa pritet që të përcillet nga një numër i madh shikuesish dhe musafirësh VIP.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments