Ulpiana ka humbur 1-0 në "Xhemail Ibishi" miqësoren e parë të këtij parasezoni kundër skuadrës së Flamurtarit.
Humbja 1-0 në miqësore nuk tregon absolutisht asgjë, rëndësi të madhe ka që në këtë ndeshje skuadra u paraqit e barabartë me një nga më të mirat e Ipko Superligës, dhe që të gjithë lojtarët e grupit patën minuta për ta provuar vetën dhe për të bindur trajnerin Megzon Visoka.
Sa për kuriozitet, kjo ishte humbja e parë e trajnerit 31 vjeçar si timonier i KF Ulpiana, por ndeshje si këto shërbejnë vetëm për të pare se ku skuadra qëndron me përgaditjet dhe se ku ka hapësira për përmirsim gjatë javëve të ardhshme para se sezoni të filloj.
Ndeshja me Flamurtarin ishte vetëm e para miqësore për këtë para sezon, pasi Ulpiana pritet ti luaj edhe 3-4 takime të tjera, SportLajm do përcjell qdo gjë tek ju nga përgaditjet e klubit të qytetit.

