Pas dy sezonesh në "fund të pusit", Ulpiana më në fund ka arritur të rikthehet në ligën e parë aty ku do provojë të bëjë më të mirën e mundshme dhe të jetë në zonën e sigurtë të tabelës, Gazeta SportLajm sjell tek ju: "5 Lojtarët e KF Ulpiana që kanë diqka për të provuar në këtë sezon".
1. Shqiprim Kelmendi
Sulmuesi i Ulpianës do provojë këtë sezon t'iu tregojë të gjithëve se ai ende mundet të luaj në nivelet më të larta, si 17 vjeçar luante pa problem në ligën e parë e pastaj edhe në superligë fillimisht me Ulpianën dhe pastaj me Dritën, Kelmendi do të mundohet këtë sezon të shfaq klasin e tij në ligën e parë dhe të kryej një sezon të mirë e produktiv.
Sezonin e kaluar ai pati 27 gola e 27 asiste në ligën e dytë, kjo nuk ka as më të voglën shancë që të përsëritet në këtë sezon pasi konkurrenca dallon si nata me ditë, por nga sulmuesi lipjanas priten të paktën 15 gola dhe 10 asiste.

2. Gentian Emini
I njohur me atmosferën dhe me konkurrencën në ligë të parë, Emini rikthehet përsëri aty ku ishte para dy sezoneve dhe ku po bënte përformanca të mrekullueshme duke qenë më i spikaturi në skuadrën që drejtohej nga Jeton Gashi që fatkeqësisht humbi në barazh dhe ra në ligën e dytë.
Këtë herë për ndryshim nga ajo qfar ndodhi në të kaluarën, mbrojtësi nuk e ka vendin e sigurt në formacionin e Megzon Visokës dhe duke pasur vullnetin maksimal e duke u angazhuar fuqishëm në qdo stërvitje po provon të fitoj një vend bazë në formacion.

3. Emir Baftiu
Pak e dinë por Baftiu tani vetëm se mund të ishte pjesë e gjigantit FC Drita, ai ishte ftuar në skuadrën gjilanase nga drejtori sportiv i klubit mirpo një bisedë mes tij, zyrtarëve të klubit dhe drejtorit Abedin Salihu e bindi që të qëndronte edhe më tutje në Lipjan.
Baftiu ka pak përvojë në ligën e parë, pasi që në moshë fare të re akoma pa mbushur 20 vjet trajneri Jeton Gashi i besonte atij rolin e titullarit pikërisht në momentet më të vështira që klubi po kalonte, Baftiu këtë sezon do të provojë që mund të bëjë diqka më shumë në sulm dhe jo vetëm të jetë "pllejmejker".

4. Ardi Shala
Transferimi i ri i Ulpianës ka me të vërtetë talent, ai nuk pati të gjitha minutat sa luante tek Flamurtari dhe nuk kishte bashklojtarët më të mirë të mundëshëm tek Ramiz Sadiku, por tani tek klubi lipjanas për të është gjetur një mes, bashkë-lojtarët janë mjaftë kualitativ dhe ai me shumë gjasë do jetë faktor kyq në formacion, nëse jo menjëher nga fillimi i sezonit atëher në javët në vazhdim gjithsesi.
5. Akil Makolli
Dikur së bashku me Lorik Aliun formonin në letër dyshën e ardhme të FC Prishtinës, por si njëri ashtu edhe tjetri nuk patën fat dhe pikërisht në momentet më deqizive të karrierës kur pritej të shpërthenin u lënduan duke humbur shancin e artë për të treguar vlerat e tyre, koha e tij e kaluar tek Flamurtari nuk ishte dhe aq pozitive ndërsa tani në Lipjan Akili ka gjetur atë qfarë i mungonte, një vend komod ku ai përkrahet, duhet dhe i jepet mundësia për të shfaqur aftësitë.
Akil Makolli projektohet të jetë një nga më të mirët e këtij sezoni, dhe shtylla kryesore e Ulpianës në luftën e përjavshme për të qenë të sigurt në tabelë.
Akil Makolli projektohet të jetë një nga më të mirët e këtij sezoni, dhe shtylla kryesore e Ulpianës në luftën e përjavshme për të qenë të sigurt në tabelë.