Informohu në çdo moment.

Jul 11, 2019

3 super lojtar në garë për "Topin e Artë" të Liga Total!

Behar Topalli, Shqiprim Kelmendi dhe Arbnor Shala janë kandidatë për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit të 12të në ligën më të fortë të futbollit të vogël në Kosovë.

Arbnor Shala dhe Shqiprim Kelmendi do provojnë të tregojnë veten edhe në finale me qëllim që ti afrohen topit të artë akoma më shumë, teksa kandidati i tretë Behar Topalli e ka mbyllur shfaqjen e tij me dy lojë tejet të mira në gjysmë-finale ku fatkeqësisht ekipi i tij u eleminua, pavarësisht që Topalli shënoi në dy takimet.

Kelmendi që ka fituar edhe më parë këtë trofe individual ka shënuar 19 gola këtë sezon për Mercedes, Arbnor Shala i Lumit të Madh ka tundur 10 rrjeta ndërsa Topalli ka qenë jetik në suksesin e Bujanit me 8 gola dhe plot asiste, ku paraqitjet më të mira të tij kan ardhur në playoff.

Ky qmim si dhe dhjetra qmime të tjera do ndahen në "të dielën finale" kur dhe do luhet takimi vendimtar Mercedes - Lumi i Madh që vendos dhe kampionin e sezonit.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments