Dy nga portierët më të mirë të momentit do duelojnë në takimin final të playoff në Liga Total.
Në finalet e Ligës Total, rol të rëndësishëm qdo herë kan pasur portierët e e njejta gjë pritet që të ndodh edhe këtë sezon, me Petrit Budakovën e Mercedes dhe Ardian Muzaqin e Lumit të Madh që do synojnë të jenë faktor në finalen e madhe.
Se sa rol të rëndësishëm ka portieri në finale, mund ta vërtetojmë shumë lehtë me dy shembuj para ardhës. Së pari ishte Selami Latifi i cili ishte kryesor në suksesin e Gumnasellës në sezonin e katërt duke ndalur në finale super yjet e Avni Itës të cilët ishin tejet të frikshëm në letër por në fushë ishin "0" para portierit lipjanas, ndërsa si shembull akoma më të freskët e kemi atë të Nehat Flugajt i cili në sezonin e tetë arriti t'ia sigurojë Banullës titullin përballë Vëllezërve Mjeku të cilët ishin "të mbushur me yje" duke pasur në dispozicion dyshën Alaj-Selmanaj, yjet nga Dobraja Llugiqi-Bahtiri e po ashtu edhe Bujar Sinanin.
Deri më tani në playoff më mirë është paraqitur Muzaqi i skuadrës së Lumit të Madh, duke qenë fantastik sidomos në takimet e kthimit kundër Electro Tech dhe Yjeve, por në finale gjithqka mund të ndryshoj.

