Informohu në çdo moment.

Jul 12, 2019

Finale për të mos u humbur, Mercedes-Lumi Madh do jetë SPEKTAKËL!!

Të dielën luhet finalja e këtij sezoni në Ligën Total, Mercedes dhe Lumi i Madh ballafaqohen me njëra-tjetrën në këtë super ndeshje.

Mercedesi i pamposhtur këtë sezon dhe me vetëm një barazim në 19 ndeshje të zhvilluara do kërkojë ta zgjëroj këtë ecuri në 20 takime pa humbje dhe të shpallet kampion duke thyer të gjitha rekordet, por sdo jetë aspak e lehtë kundër skuadrës nga Vushtrria dhe kjo gjë dihet mjaft qartë në taborin e skuadrës së Xhelal Osmanit.

Në këtë ndeshje luajnë 2 kandidatët kryesor për top të artë, Shqiprim Kelmendi dhe Arbnor Shala por përveq tyre ka edhe yje të shumtë që do provojnë të mposhtin njëri tjetrin, Dior Zabërgja që shkatrroi Yjet dhe Electro Tech me golat e tij vendimtar do jetë pika kryesore e formacionit të Lumit të Madh të cilët besojnë fuqishëm edhe në super Etrit Halimin i cili është kthyer në një "zot të mesfushës" dhe në Ismet Cakën e pakalueshëm që në kombinim me Florim Sadikun e Ardian Muzaqin krijojnë një super mbrojtje.

Mercedesi i drejtuar nga kampioni i dyfishtë dhe legjenda e portës Nehat Flugaj kanë përvojë me finalet dhe e dinë shumë mirë se si fitohet ndeshja vendimtare, pasi nga lojtarët që kanë në skuadër trofe në Ligën Total në Lipjan nuk ka fituar vetëm portieri Petrit Budakova.

Ndeshja pritet të jetë e luftuar, spektakolare dhe e fortë por karakteri i këtyre lojtarëve, pjekuria dhe edukata e tyre na bënë të besojmë që do jetë një super-finale dhe një ndeshje mbi të gjitha "Fair-Play" ku skuadra më e mirë do triumfojë në fund.

SportLajm heziton të japë parashikim për këtë takim, por siguron që do jetë betejë e ngushtë me 50-50 shance për fitore, teksa vendimtare për ecurinë e takimit e sheh duelin Etrit Halimi-Mentor Mejzini, përballje kjo nga e cila pritet të vendoset ndeshja.

Formacionet e mundshme: 

(Mercedes) Petrit Budakova/ Narcis Alibegu, Alban Mehmeti, Leonis Gashi, Mentor Mejzini, Shqiprim Kelmendi.

(Lumi i Madh) Ardian Muzaqi/ Ismet Caka, Florim Sadiku,  Etrit Halimi, Arbnor Shala, Dior Zabërgja.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments