Informohu në çdo moment.

Jun 19, 2019

Visoka:"Liga e parë e fortë, objektivi i Ulpianës do jetë mesi i artë i tabelës"!

Objektivi i skuadrës së Ulpianës në rikthimin e saj në ligën e parë do jetë pozita komode në tabelë dhe mos rrezikimi për të rënë përsëri nga liga, teksa përgaditjet për sezonin e ri do fillojnë me datë 1 Korrik.

Në një prenoncim për SportLajm tashmë trajneri i Ulpianës edhe për 2 vite të tjera, Megzon Visoka "i shkëlqyer" me të gjitha fitore ka deklaruar se qëllimi i Ulpianës për sezonin tjetër do jetë mesi i tabelës, ky objektiv sipas tij është vendosur duke marrë parasysh forcën dhe historinë e skuadrave kundërshtare.


"Objektivat tona këtë vit janë që të jemi në zonën e mesit të tabelës, që të mos rrezikojmë renien nga liga sepse dihet qe liga e pare këtë vit është shumë e forte, kjo pasi qe pjese e kësaj lige janë skuadra me tradite ne futbollin Kosovar si Besa, Vëllaznimi, Trepqa, Liria e po ashtu edhe skuadra të tjera" - ishin fjalët e trajnerit nga Podujeva. Gjithashtu, Visoka na tregoi se kur do fillojnë përgaditjet e skuadrës për këtë sezon duke bërë kështu publike që lojtarëve i'u ka mbetur shumë pak pushim në dispozicion para se ata të kthehen në fushat e blerta për tu përgaditur sa më mirë për sezonin e ri. "Përgaditjet fillojnë nga data 1 Korrik dhe klubi na ka krijuar kushte mjaftë te mira për pune, unë besoj që të gjithë së bashku me shumë punë dhe angazhim do të arrijme qellimin qe e kemi vendosur për këtë sezon"- përfundoi ai. Ulpiana ka qenë mjaftë aktive edhe në merkato duke sjellur emra të ri në skuadër, e një e veçantë e të gjithë "të ardhurve" është që ata janë të rinjë dhe shumë të motivuar për të treguar talentin e tyre dhe për ti ngjitur shkallët e karrierës sa më shpejtë që është e mundur. SportLajm do ju mbajë të informuar me qdo të re rreth klubeve sportive nga komuna e Lipjanit.


7 Vëllezërit Center - sponzor krenar i SportLajm

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments