Informohu në çdo moment.

Jun 18, 2019

Nëse Minatori do arrinte ligën e parë, lider në sulm do ishte ky yll që kushton 350,000euro!!

Mentor Mazrekaj parashikohej të ishte lëvizja e parë në këtë afat veror të transferimeve tek Minatori i Magurës nëse skuadra do arrinte suksesin historik dhe kalimin në ligën e parë.

Fillimi i sezonit 2018/2019 e pa skuadrën e Minatorit nga Magurja super të përgaditur për të arritur sukses të jashtëzakonshëm, e në atë kohë sponzori Rent a Car Shotani me pronar Roland Selimin i premtonte skuadrës së "Xehëtarëve" Mentor Mazrekajn nëse ata arrijnë ligën e pare.

Faktikisht nuk ishte e shkruar që 30 vjeçari të luante për skuadrën e Faruk Statovcit pasi që në Janar klubi ndryshoi sponzorizim duke mos e pasur më sponsor kryesor Rent Shotanin dhe duke afruar kështu "Prishtina e Re" si sponsor gjeneral të klubit, e më pas fundi sezonit solli vendin e tretë që ishte jo i mjaftueshëm për të arritur ligën e parë dhe keshtu u shuan totalisht zërat për një afrim të sulmuesit fantastik tek skuadra e Minatorit.

Se si do duket Minatori i sezonit të ri ende nuk dihet por sipas të gjitha gjasave skuadra do jetë favorit kryesor së bashku me Lepencin dhe Bashkimin Koretin për të kaluar në një rang më të lartë të garave.
7 Vëllezërit Center - sponzor krenar i SportLajm

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments