Informohu në çdo moment.

Jun 17, 2019

Nesër gjysëm-finalet e turneut "Besim Sopa", 3 ekipe nga Lipjani luftojnë për finalen!

Bashkimi-Xhavit Kozhani dhe 7 Vëllezërit-Rent a Car Narti janë dy takimet gjysmë-finale të turneut "Besim Sopa- Gazepi" që po mbahet në fshatin Gjurkovc.

Xhavit Kozhani erdhi si surprizë deri në këtë fazë pasi që nuk pritej një sukses i tillë për skuadrën nga Ribari, për të cilët shkëlqyen deri më tani dy "të ardhurit" Eragon Gashi dhe Granit Misini, teksa tani për ta do vështirësohen gjërat pasi kundërshtarët e Bashkimit me në krye Egzon Shabanin dhe Dardan Jasharin janë vërtetë të rrëzikshëm.

Ndeshja tjetër gjysëm-finale është tërësishtë lipjanase, me gjigantët e 7 Vëllezërve që presin në fushë skuadrën e Rent a Car Nartit që bëri befasinë më të madhe në turnir duke mposhtur favoritët e Bryma Tex. Rent Narti ka në përbërje një miks lojtarësh, me Mentor Sylën, Flakrim Bytyqin, Besart Hazirin dhe Lorik Bujën që i'u bashkohën lojtarëve nga Gadimja, ndërsa përbërja e skuadrës së Fadil Sopës dhe forca e tyre njihet nga të gjithë.

                          7 Vëllezërit Center - sponzor i portalit gazetalajm24-SportLajm!

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments