Bryma Tex 2-2 7 Vëllezërit (1-0 pen.)
Nën ritmin e këngës "We are the Champions" nga grupi legjendar Queen, skuadra nga Podujeva Bryma Tex ngriti trofeun e dytë të saj në qytetin e Lipjanit duke u shpallur kështu edhe kampione e turneut të Smallushës.
Nata gala e finales nisi me një program që zgjati rreth 40 minuta për ti lënë më pas radhën ekipeve finaliste 7 Vëllezërve dhe Bryma Tex/it, ndeshja nisi me këto formacione:
Bryma Tex: Nuhi Krasniqi, Ramadan Alaj, Getart Hyseni, Halim Selmanaj, Mentor Mazrekaj.
7 Vëllezërit: Festim Maqaj, Kreshnik Bahtiri, Narcis Alibegu, Hysen Bytyqi, Lavdim Gashi.
Më shumë topin qysh nga fillimi e mbajti skuadra e Fadil Sopës ndërsa më cinike dhe më e zgjuar u tregua skuadra e Bajram Murturit e cila edhe realizoi e para me anë të kundër-sulmit me autorë Ramadan Alajn në top formë pas një rasti të shpërdoruar të 7 Vëllezërve, skuadra Lipjanase kërkonte barazimin por mundësit ishin të pakta pasi mbrojtja e të kaltërve të Bledion Brymës ishte tepër e forte dhe nuk lente hapsira mbrapa.
Agon Llugiqi doli përsëri në skenë për Brymën dhe përsëri ishte kundër-sulm aksioni me të cilin të besuarit e Bajram Murturit shënuan golin për 2-0.
Pjesa e dytë nisi me ndërrime në taborin e 7 Vëllezërve të cilët larguan Hysen Bytyqin dhe Fidan Bahtirin që nuk ishin në nivelin e duhur për ti dhënë mundësi më shumë dyshës Mentor Mejzini & Shqiprim Kelmendi, kjo lëvizje doli të ishte e qëlluar nga ana e Lipjanasve të cilët gjatë kësaj pjesë loje arritën të realizojnë dy here me anë të Alibegut dhe Gashit për ta quar ndeshjën në penallti.
Llotaria e penalltive përsëri ishte "Ferr" për gjigantët e tregtisë të cilët nga 3 penallti sa paten në dispozicion nuk arritën ta shënojnë asnjë me Kreshnik Bahtirin që nuk arriti të gjente as katërkëndëshin teksa goditjet e Mejzinit dhe Alibegut u pritën nga portjeri Nuhi Krasniqi, pavarësisht që Selmanaj humbi penalltinë për Bryma Tex mjaftoi shënimi i "MVP" së finalës Ramadan Alaj për tu bërë kampion.
Menagjeri i "Yjeve" Bajram Murturi theu akullin më në fund dhe ngrehu trofeun e tij të parë në qytetin e Lipjanit.
Lojtari dhe golashënuesi më i mirë i turneut u shpall Mentor Mazrekaj i kampionëve teksa për ngushëllim titulli "Portieri më i mire" shkoi për Festim Maqajn.
Notat e lojtarëve:
(7 Vëllezërit) (Bryma Tex)
1. Festim Maqaj 6.5 1. Nuhi Krasniqi 7.0
2. Kreshnik Bahtiri 6.0 2. Getart Hyseni 7.5
3. Hysen Bytyqi 4.5 3. Ramadan Alaj 9.0
4. Lavdim Gashi 6.5 4. Halim Selmanaj 6.5
5. Narcist Alibegu 8.5 5. Mentor Mazrekaj 7.0
6. Fidan Bahtiri 4.5 6. Shefki Kameri 6.0
7. Shqiprim Kelmendi 5.5 7. Agon Llugiqi 8.0
8. Mentor Mejzini 7.0
VIDEORAPORTI i ndeshjës është duke u bërë gati nga stafi dhe pritët të dal nesër.


