Nesër mbrëma luhet sfida finale në turneun e Smallushës, titulli diskutohet mes yjeve të Bryma Tex dhe super skuadrës së 7 Vëllezërve.
Finalja favorit ska pasi që të dy skuadrat kanë luajtur super takime dhe kan fituar bindshëm ndeshjet e deri tanishme, por duhet praniar që Bryma Tex ishte ekipi që shfaqi lojët më të mira në turnir duke fituar me goleada deri në finale.
7 Vëllezërit e Fadil Sopës kërkojnë rikthimin tek trofetë pas humbjes në finalën e "Xhavit Kozhanit", teksa për Bajram Murturin trajnerin e Bryma Tex kjo do jetë mundësia e artë që "t'ia bëjë sefte në Lipjan" pasi asnjëher ska fituar kupë në këtë qytet.
Përpos lojtarëve të përhershëm menagjeri Sopa do përdori edhe "Gjokerët" Narcist Alibegu dhe Mentor Mejzini, ndërsa për skuadrën e drejtuar nga Murturi pritet të luaj edhe më i madhi i futbollit të vogël në Shqipëtari Ramadan Alaj.
Ndeshja pritet të jetë e zjarrtë dhe e bukur, një duel i vërtet mes portjerëve Maqaj-Krasniqi për "Dorezën e artë" e gjithashtu dhe Mentor Mazrekaj fantastik do duelojë Kreshnik Bahtirin e gjigantëve të 7 Vëllezërve për "Topin e Artë", spektakli është i garantuar ndërsa favorit në letër ska.
Formacionet e mundshme:
(7 Vëllezërit) Festim Maqaj(p)/ Kreshnik Bahtiri, Narcist Alibegu, Lavdim Gashi, Mentor Mejzini/ ballotazh mes Gashi 60%/ Bytyqi 40%
(Bryma Tex) Nuhi Krasniqi(p)/ Getart Hyseni, Ramadan Alaj, Mentor Mazrekaj, Halim Selmanaj/ ballotazh mes Hyseni 55%/ Llugiqi 45% & Mentor Mazrekaj 60%/ Shefki Kameri 40%
Gjyqtar të takimit projektohen dyshja Zejnullahu & Zogaj, teksa organizimi pritet të jetë perfekt.

