Dita e djeshme në turneun e Smallushës doli të jetë "fatkeqe" për skuadrat e mbushura me yje, Auto Smallusha, SM Sokoli dhe LP Learti që ishin favorite u shokuan dhe u eleminuan herët nga kjo garë.
Turneu përkujtimor në nderim të dëshmorit Ibrahim Krasniqi po vazhdon të luhet në fshatin Smallushë të Lipjanit, në garë kanë mbetur vetëm 6 skuadrat e fundit nga të cilat edhe do nxjerrën dy finalistët e më pas fituesi.
Dje mbrëma pati shumë surpriza të cilat lanë dhe shikuesit të shokuar, së pari Auto Smallusha e Egzon Shabanit, Dardan Jasharit, Gzim Rusit, Edon Sadriut e Labinot Jetullahut u mposht nga Eurokos Petroli i Arber Kelmendit pavarësisht që po udhëheqte 2-0, e më pas të njejtin fat e patën dhe favoritët e tjerë SM Sokoli dhe Lojna Park Learti të cilët u mposhtën në penallti nga Shaqir Hoxha dhe Prugovci.
Ndeshjët e sotme janë këto:
21:30 - Shaqir Hoxha - Bryma Tex
22:00 - 7 Vëllezërit - Eurokos Petrol
22:30 - Gafurr Hyseni - Prugovci
Pas ndeshjeve hidhet dhe shorti për të caktuar skuadrën finaliste dhe dy skuadrat që do ndeshën mes vete për të siguruar finalën.

