Informohu në çdo moment.

Jun 19, 2019

Top 10 lojtarët e Junior Ligës, talente që furnizojnë top ekipet kosovare dhe kombëtaren!

Liga Total është liga më e fortë në Kosovë, e si e tillë ajo ka prodhuar lojtar për ekipet më të mira kosovare e madje edhe për reprezentacionin e Kosovës.

SportLajm ka bërë një super hulumtim duke ardhur me një artikull ekskluziv ku tregon TOP 10 lojtarët më të mirë që kan dalur nga Junior Liga (Liga për fëmijë në kuadër të Ligës Total)

Lista e krijuar nga SportLajm përfshinë lojtarë nga qytetet Lipjan, Ferizaj, Gjilan ku edhe ka qenë aktiv ky aktivitet për të rinjë.

10. Rinor Hasimi (KF Ulpiana)
Nuk kishte si të mungonte në listën e më të mirëve talenti më i madh i momentit në Lipjan, Rinori ka kaluar sezonin e fundit në mes skuadrës së Juniorëve dhe të Seniorëve mirpo ky sezon i ri pritët të jetë gjigant për ta dhe lojtari në fjalë pritet të shpërthejë fuqishëm në ligën e parë të kosovës.
Rinori luante si sulmues me skuadrën Authority dhe 7 Vëllezërit teksa ishte i barabartë me konkurrencën edhe pse në moshë shumë më të re.

9. Albion Kurtaj (KF Ulpiana)
Transferi i ri i Ulpianës ka luajtur në Junior Ligën e Ferizajit kur ishte i ri, lojtari në fjalë ka shkëlqyer me Alba Petrol duke siguruar kështu një kalim tek Lepenci ku edhe u bë lojtari kryesor para se të kalojë tek Ulpiana për të krijuar "tandemin" Kelmendi-Kurtaj.
Kurtaj ka shkëlqyer edhe në futboll të vogël duke luajtur madje edhe krah për krah yjeve të futsallit në Kosovë e Shqipëri.

8. Laurit Behluli (FC Prishtina U-19)
Portjeri më i mirë i ligës junior të Gjilanit siguroi një transferim tek skuadra e Prishtinës falë performancave të shkëlqyera në futboll të vogël dhe me grupmoshat në skuadrat e qytetit të Gjilanit, ai përveç se shtyll kryesore e ekipit të të rinjëve gjithashtu është edhe zgjidhja e tretë tek seniorët pas dyshës Bekaj-Muqiqi.

7. Festim Maqaj (KF Arbëria/ Fc 7 Vëllezërit)
Maka ka bërë emër për vetën gjatë këtyre dy viteve të fundit, duke u bërë një nga portjerët më të mirë të futbollit të vogël në Kosovë, ku talenti dhe puna e tij tani paguhet. Festimi është edhe pjesë e Arbërisë në futboll të madh, por duhet pranuar që aty nuk është vetvetja pasi Maqaj ka lindur për të luajtur në fusha të vogla.

6. Emir Baftiu (KF Ulpiana)
Baftiu ka qenë një nga lojtarët më aktiv në Junior Ligë, dhe mund të konsiderohet që ai dhe rivaliteti i tij me skuadrat e tjera të kohës kanë kontribuar që kjo ligë e grupmoshave U-17 të merrte jehonë në tërë Kosovën, Baftiu rrezaton po të njejtën energji edhe kur luan për Ulpianën dhe gjatë sezonit të fundit ai ishte një nga lojtarët më meritor që Ulpiana të kthehej në ligën e parë.

5. Leard Sadriu (KF Shkëndija)
Tinejgjeri Ferizajas gjatë vitit të kaluar kaloi tek skuadra e Shkëndijës së Tetovës dhe projektohët që ai të jetë ylli i viteve në vijim tek kjo skuadër e me shumë mundësi e ardhmja e Sadriut do jetë në një nga ligat më të forta Europiane.
Sadriu luajti për skuadrën Teletubbies gjatë viteve të tij të rinisë, kush do e mendonte që një nga Teletebbies do bëhej një nga shpresat më të mëdha të sportit shqipëtar të së ardhmës.

4. Adonis Sopa (FC Raufoss - Kosova U-19)
Gjithmonë më i miri i gjeneratës e lojtari me potencialin më të madh nga të gjithë, Adonis Sopa kaloi shumë peripeci para se të kalonte në Norvegji tek Roufoss, sezoni i tij i parë me skuadrën U-21 ishte aq i mirë sa me pak ndeshje të zhvilluara u ftua menjëher në ekipin e parë e gjithashtu u grumbullua edhe nga Kosova U-17 dhe U-19.

E ardhmja premton shumë për Sopën, i cili para vetëm 2 jave mbushi 18 vjet.

3. Edison Kqiku (SC Gjilani, Kosova U-21)
Kqiku luajti tërë sezonin e kaluar në IPKO Superligë si pjestarë i SC Gjilanit duke shkëlqyer e duke dhënë shenja se ai mund të jetë "I larguari" i radhës për në futbollin europian, paraqitjet e lojtarit i dhuruan fillimisht atij përfaqësuesen U-19 e më pas edhe atë U-21.

2. Festim Alidema (FC Llapi, Kosova)
Alidema ishte një i ri i ndrojtur dhe jo shumë i zëshëm por që fjalët i tij i thoshte nëpërmjet futbollit, e junior liga ishte bërë si shtëpia e tij kur ai paraqitej për NTP Veni e ku edhe tregoi vetën duke luajtur më pas edhe në ligën e të rriturve në Kaçanik ku dhe theu të gjitha rekordet e golave për të shkëlqyer më pas me Vllazninë e Pozheranit e Llapin para se të thirrej nga Bernard Challandes për ndeshjet e fundit të Kosovës.

1. Mirlind Daku (Osijek, Kosova U-21)
Daku hapësirat që si gjeti asnjëher tek Drita e Gjilani i gjeti në ligën e juniorëve të këtij qyteti ku shkëlqeu për të siguruar më pas një kalim tek Llapi ku i provoi të gjithëve që kishin gabuar duke qenë një nga më të mirët për të kaluar pastaj në Kroaci tek Osijek, Mirlind Daku është një nga yjet e Kosovës U-21 të cilët barazuan me Gjermaninë dhe mundën Turqinë për të na bërë të gjithëve krenar.

Junior Liga vazhdon ende në Lipjan e Gjilan, teksa në Ferizaj është ndërprerë dhe sigurisht se do prodhojë edhe dhjetëra lojtar të tjerë për ekipet e Ipko Superligës dhe elitës së futsallit vendor, emrat më "të nxehtë" të momentit janë top golashënuesi Albion Flugaj, Burhan Hyseni, Leotrim Sylejmani dhe shumë e shumë të tjerë.

7 Vëllezërit Center - sponzor krenar i SportLajm

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments