Vendi i tretë në "Xhavit Kozhani" i stabilizoi ata dhe i bëri të njohur, mirpo ky sukses vetëm sa i shtoi urinë talentëve të rinjë lipjanas që tani do kërkojnë të paktën finalën në turneun e Smallushës.
Për të gjithë ndoshta ishte befasia e turneut, mirpo vetëm përvoja dhe mungesa e bankës rezervë ndikoi që ata të mos arrinin finalën dhe të mposhteshin një hap para suksesit akoma më të madh nga skuadra me shumë përvojë e Sali Rexhës të cilët u treguan shumë më të menqur se ta.
Kësaj rradhe Rinor Hasimi dhe shokët e tij kërkojnë të arrijnë sukses akoma më të madh dhe të luftojnë fortë edhe për titull në turneun "Ibrahim Krasniqi", sipas informacioneve të fundit skuadra e të rinjëve ka bërë shumë pak ndryshime duke ruajtur bazën dhe duke mbajtur katërshen Rinor Hasimi, Dashnim Hyseni, Ardi Arifi dhe Andi Bikliqi teksa duke bërë ndryshimet e vetme në portë dhe në bankën rezervë.
Skuadra e talentëve ka gjetur sponzor mjaftë të fuqishëm dhe nuk do paraqitet më me emrin e Belincit.
Turneu përkujtimor dëshmori "Ibrahim Krasniqi" fillon me datë 5 Qershor datë kjo kur hidhet edhe shorti.

