Informohu në çdo moment.

Jun 5, 2019

Favoritet e turneut "Ibrahim Krasniqi", Dino me befasinë e madhe?

Sonte, në mbrëmje hidhet shorti i turneut në përkujtim të dëshmorit Ibrahim Krasniqi.
Deri më tani raportohet që në turnir janë paraqitur rreth 65 skuadra ndërsa ka kohë ende edhe për më shumë të tjera, deri në orën 21:00 kur tërhiqet shorti.

Turniri pritët të ketë shumë ekipe të forta dhe kompetitive, ndërsa ekipet që mjaftohen me pjesmarrje e që ishin të shumta në "Xhavit Kozhan" do jenë të pakta këtu.

Kompania Dino po krijon super-skuadrën e saj me yjet e KF Ulpianës në të cilën pritet të luajnë Xhafer Kaleshi, Emir Baftiu, Akil Makolli dhe transferi i ri Albion Kurtaj teksa porta e Dinos sipas burimeve kredibile të SportLajm pritet të mbrohet nga legjenda Nehat Flugaj.

Tjetër pretendent janë dhe 7 Vëllezërit, të cilët me doemos e kërkojnë fitoren e këtij turneu për të rikthyer krenarinë pas finales së humbur në turnirin e Ribarit, për 7 Vëllezërit mund të mungojë talenti Almir Kryeziu krisja e raporteve me të cilin pas finales së turnirit të kaluar mund të jetë vendimtare, ndërsa edhe Emir Baftiu i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Fadil Sopës të cilët në këtë turnir duhet të llogaritin shumë në Nuhi Gashin e rikthyer.

Pjesmarrës në këtë turnir do jenë edhe skuadra tjera gjigante si kampionët aktual të AK Metal, Sali Rexha që kërkon titullin e radhës, SuperMarket Sokoli, Electro Ari ndërsa pos tyre edhe ekipe si Electro Tech dhe Yjet e Bajram Murturit të cilët në Lipjan skan fituar asnjëher asgjë pos medaljeve të vendeve të dyta dhe të treta.

Normalisht nga 65 ekipe nuk mundesh asnjëher të përjashtosh ndonjë skuadër pasi që gjithmonë ka surpriza dhe të tilla mund të ndodhin nga skuadra si Topliqani, Kuzhina Koha, M-Gashi që ka transferuar Rrahim Gashin, Arton Bytyqin e Lorik Bujën si dhe shumë ekipe të tjera.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments