Informohu në çdo moment.

Jun 3, 2019

Emergjencë tek 7 Vëllezërit, kërkohet me qdo kusht fitorja në Smallushë.

7 Vëllezërit kanë fituar famë të madhe gjatë këtyre viteve të fundit në futbollin e vogël, por gjithqka tani duket në rrezik pas dështimit në "Xhavit Kozhan", dhe rrugëdalje e vetme shihet triumfi në turnin "Ibrahim Krasniqi" në Smallushë.

Pas humbjes së tmerrshme në ndeshjën finale që po e fitonin 3-0 gjatë pjesës së parë në turneun mitik "Xhavit Kozhani", ekipi i gjigantëve nga 7 Vëllezërit Center do kërkoj me doemos triumfin në turneun në Smallushë dhe qdo rezultat tjetër do jetë i barabartë me dështim për skuadrën e Fadil Sopës.

Sipas burimeve tejet të afërta me SportLajm ekipi bardhë e kuq do prezantohet me përafërsisht të njejtën skuadër që ka pasur në turnirët e deri më tanishëm teksa mund të ketë vetëm disa ndryshime të vogla, me Nuhi Krasniqin që i rikthehet skuadrës dhe me ndonjë transfer befasues në repartin defanziv.

Menagjer i skuadrës në këtë turnir do jetë më i riu i familjës Driton Sopa teksa trajner i skuadrës do jetë përsëri Shaip Lecaj.

Turniri "Ibrahim Krasniqi"-Dëshmori fillon me datë 5 Qershor 2019.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments