Informohu në çdo moment.

Jun 2, 2019

Smallusha gati, edhe dy ditë na ndajn nga fillimi i turneut përkujtimor "Ibrahim Krasniqi"!

Me datë 5 Qershor 2019 tek Pishina "Freskia" në Smallushë hidhet shorti për turneun përkujtimor që zhvillohet në nderim të dëshmorit Ibrahim Krasniqi.

Pas suksesit të madh të turneve "Prilli '99" dhe "Xhavit Kozhani" në Lipjan do zhvillohet edhe një turne tjetër, kësaj here nikoqirë do jetë fshati i Smallushës ku edhe do luhen ndeshjet e turneut "Ibrahim Krasniqi".

Sipas disa burimeve të SportLajm deri më tani në turne janë paraqitur mbi 50 skuadra teksa pritet që ky numër të rritet gjatë dy ditëve të fundit para shortit, teksa për rritjen mediatike të turnirit kanë ndihmuar mjaftë shumë edhe disa personazhe të famshëm televizive.

Ekipi fitues do marri qmimin e madh prej 1000 eurove ndërsa për vendin e dytë do ketë shpërblim prej 200 eurosh, e po ashtu edhe lojtari, golashënuesi e portjeri më i mirë do shpërblehen.

Kampion i edicionit të kaluar ishte skuadra AK Metal e cila mposhti në finale super-fuqinë e 7 Vëllezërve.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments