Informohu në çdo moment.

Jun 2, 2019

Ulpiana tregon seriozitetin, përforcohet sulmi me "Tigrin"!

Sulmuesi 20 vjeçar Albion Kurtaj është transferimi i pare i Ulpianës pas rikthimit në ligën e parë.

Ulpiana ka arritur të siguroj shërbimet e sulmuesit të talentuar Albion Kurtajt, marrëveshja me ish-lojtarin e Lepencit është arritur gjatë këtyre ditëve të fundit dhe qysh pas pushimit veror ai do I bashkohet grupit që do jetë nën urdhërat e Megzon Visokës.

Kurtaj i njohur me nofkën "Tigri" ka mbajtur veshur fanellën e rivalëve të Ulpianës Lepencit përgjatë tri viteve të para të tij si futbollist profesionist duke qenë lojtari kryesorë i skuadrës dhe madje shpesh here janë bërë paralelizma mes tij dhe Xhevdet Shabanit për rëndësinë që të dy lojtarët kanë pasur për klubin e Lepencit.

Kontratën e tij Albioni e ka nënshkruar gjatë një takimi me drejtorin sportiv të Bardhë e Kaltërve dr. Fitim Arifin, teksa ai nuk pritët të jetë përforcimi i vetëm i klubit nga Lipjani gjatë kësaj vere që pritët të jetë akoma më e nxehtë në vazhdim.

Albion Kurtaj kishte shënuar një supergol duke dribluar të gjithë mbrojtjën e Ulpianës në Lipjan në ndeshjën e stinorit Vjeshtor ku Lepenci arrinte fitore 1-0 fal golit të tij.



Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments