Ky sezon doli të jetë zhgënjyes për skuadrën U-19 të Ulpianës, skuadra nuk arriti të dalë në superligë teksa vera do i zgjidh enigmat rreth të ardhmës së lojtarëve të Tahir Sopës.
Ulpiana ka arritur menjëher akordin me "yjet" e rinjë Rinor Hasimi dhe Ardi Arifi duke nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me ta, teksa nuk ka bërë akoma hapa konkret për lojtarët e tjerë të lindur gjatë vitit 2000 siq janë: Elvis Arifi, Urim Bajrami e të tjerë.
Sipas burimeve të afërta me SportLajm shumë antarë të Ulpianës U-19 i'u kanë vetëofruar trajnerit të Stuhisë së kuqe Nuhi Bahtirit, i cili edhe u ka premtuar që shumë shpejtë do i marrë për ti dhënë shancin tek skuadra nga Dobraja.
Pak më e qetë duket situata e lojtarëve të lindur gjatë vitit 2001 si Andi Bikliqi, Dashnim Hyseni dhe Elbasan Gashi të cilët sipas të gjitha gjasave do luajnë edhe në sezonin e ri për skuadrën U-19 dhe do kërkojnë dërgimin e skuadrës në superligë.

