Informohu në çdo moment.

Jun 13, 2019

Sot mësohen 6 skuadrat më të mira në turneun "Ibrahim Krasniqi" në Smallushë.

Takime interesante priten sot në Smallushë tek turneu Ibrahim Krasniqi, 11 ekipet më të mira kanë mbetur ende në garë.

Ndeshje tejet të zjarrta sonte në mbrëmje tek turneu përkujtimor Ibrahim Krasniqi, nata niset në ora 21:30 me ndeshjen Auto Smallusha-Eurokos Petrol ku favorit në letër janë skuadra vendase që kanë në përbërje yjet e futbollit të madh nga Ferizaj (Egzon Shabani, Dardan Jashari, Labinot Jetullahu, Gzim Rusi dhe Edon Sadriu) teksa pas tyre luhet dhe ndeshja Pishina Freskia-Gafurr Hyseni para një pushimi 30 minutësh.

Nga ora 23:00 luhet takimi mes SM Sokolit dhe Shaqir Hoxhës në një ndeshje ku përparsi të vogël kanë skuadra nga Sllovia por Shaqirr Hoxha ka treguar forcën gjatë gjirove të para duke mposhtur skuadra të forta si Electro Tech e Frizer Adnani.

Prugoci luan nga ora 23:30 kundër Lojna Park Leartit në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë dhe me shumë gola e spektakël kurse takimi i fundit i kësaj nate të madhe futbolli luhet mes Bryma Tex të mbushur me yje dhe Konaku-Bytyqt.

7 Vëllezërit kan kaluar tutje me "0" ndërsa në raundin e tjetër e presin kundërshtarin në fushë, ku dhe do luajnë takimin e pare.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments