Informohu në çdo moment.

Jun 11, 2019

Raundi i tretë sjellë super ndeshje, turneu "Ibrahim Krasniqi" po bëhet i nxehtë!

Pas ndeshjeve të natës së sotme u hodh edhe shorti për raundin e tretë në turnirin përkujtimor në nderim të dëshmorit Ibrahim Krasniqi në fshatin Smallushë.

Pas 5 ditëve me ndeshje futbolli në garë kanë mbetur 22 ekipe nga afërsishtë 90 sa ishin në fillim, teksa shorti i raundit të tretë është treguar i vështirë për gati të gjithë skuadrat e mbetura në garë.

Ndeshja hapëse luhet mes Fc Vavit dhe AutoSmallushës që ka në përbërje "Super-yjet" Egzon Shabani, Dardan Jashari, Edon Sadriu, Gzim Rusi e Labinot Jetullahu teksa skuadrës ka mundësi ti bashkohet qoftë si tifoz apo si lojtar ylli i kombëtarës Shqipëtare të futbollit Ylber Ramadani.

Pas AutoSmallushës, tifozët e shumtë vendas do përkrahin edhe skuadrën tjetër nga ky fshat që mbanë emrin e Pishina Freskia, këta të fundit duelojnë me skuadrën H&P për një vend në 11 më të mirat.

Ndeshja e tretë pritet të jetë super e balancuar dhe e bukur këtu Frizer Adnani i lojtarëve nga Qylaga me Mentor Bytyqin që pritet të debutoj pret në këtë raund skuadrën e Shaqir Hoxhës që ka në organikë të gjithë lojtarët nga Shala, ndërsa Gafurr Hyseni pas fitorës në penallti kundër rivalëve të Electro Arit, do kenë një kundërshtarë interesant si FC Lila në takimin e katërt të natës.

Finalistët e sezonit të kaluar 7 Vëllezërit do kenë punë me Unit Gaming Center që kryesisht bazohën në talentin individual të dyshës Ismail Rexhepi dhe Arbnor Gashi, teksa pas tyre një tjetër super-favorit si SM Sokoli futet në fushë për tu përballur me Poturovcin në ndeshjën e gjashtë.

Ndeshja e shtatë luhet mes Eurokosit të Arber Kelmendit dhe Pjetërshticës të cilët i'a kanë dale mjaftë mire deri në këtë fazë të turneut, e në takimin pasardhës Prugoci që ka arritur me vështirësi deri në këtë faze do ndeshët me skuadrën e Arti Smallushë.

Ndeshja e nëntë do jetë një "derbi lokal" me të dy skuadrat si FC Gjelltore Doni e po ashtu dhe Konaku-Bytyqt që vijnë nga fshati i Shalës, ndërsa dy takimet e fundit do jenë ekstra interesante këtu LojnaPark Learti favorit i madh në letër pas fitores në penallti kundër Market Xhetit ndeshet me skuadrën befasi Beka-Omarin për një vend në njëmbëdhjetë më të mirat e turneut, e ndeshja e fundit luhet mes "superfuqisë" Bryma Tex të drejtuar nga Bajram Murturi dhe të rinjëve të Kuzhinës Korabi të cilët ende nuk kanë treguar potencialin e tyre të plotë dhe ndoshta duhet të pajtohen me fatin e tyre edhe pse do futen në këtë takim me asgjë për të humbur dhe për të bërë befasinë. 

Të gjitha këto takime do mund ti shihni gjatë ditës së mërkure në fushën e fshatit Smallushë.


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments