Informohu në çdo moment.

Jun 6, 2019

Gjithqka nis sot, 10 ditë spektakël sportiv në turneun "Ibrahim Krasniqi"!

Sot, nga ora 20:00 fillon aktivitetin turniri përkujtimor në nderim të "Ibrahim Krasniqit" në fshatin Smallushë të komunës së Lipjanit, për momentin jan 76 ekipe ndërsa pritet që ato të shtohen në vazhdim.

Shorti ka caktuar që turniri të hapet me ndeshjën në mes Kozhani Dekor dhe Fc Rinia nga ora 20:30, teksa pas tyre do zhvillohen edhe këto takime: 


Studio Bajra - Amre (21:00)
Tori - Nevzat Rrahmani (21:30)
Pishina Freskia - Diaspora (22:00)
Rent a Car Narti - Ribari Junior (22:30)
Elmiu shpk - Gllavica (23:00)
Gafurr Hyseni - Rinia Smallushë (23:30)
FC 038 - Ibrahim Krasniqi (00:00)

Ditët më të nxehta priten të jenë ajo e nesërmja me ndeshje si Sali Sat - Autoshkolla Amari e Electro Ari - M Gashi dhe gjithashtu edhe dita e dielë që starton me ndeshjen në mes kampionëve të AK Metal dhe super-talentëve të Kuzhinës Korabi për të vazhduar më pas edhe me ndeshjën e 7 Vëllezërve favorit kundër FC Rorit.

Turniri do hapet me një fjalë rasti nga Imri Ahmeti- kryetar i komunës dhe një përfaqësues nga turniri e një nga familja e dëshmorit, për të vazhduar më pas me një minutë heshtje dhe me një ndeshje mes veteranëve nga Smallusha dhe atyre nga Sllovia që fillon në ora 20:15.


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments