Kjo fundjavë sjellë dy takimet qerek-finale të playoffit në ligën e dytë të Ligës Total, Extra Frutti luan kundër Minatorit ndërsa Besforti Group kundër Nipave të Dajës.
Extra Frutti i Beqir Dodajt pas humbjës në ndeshjën e fundit kundër Nipave të Dajës humbi gjysëmfinalet direkt dhe tani i duhet të luajë në qerek-finale, përballë tyre në misionin për të fituar titullin ndodhen super Minatori që siguruan playoffin vetëm me 7 ndeshje të luajtura.
Ndeshja e dytë dhe shumë interesante e playoffit në ligën e dytë luhet mes Nipave të Dajës që kan siguruar shërbimet e dyshes Lorik Buja & Flakrim Bytyqi të cilët rikthehen kështu në skuadër dhe skuadrës e cili i mposhti 5-2 në sezon të rregullt Besforti Group që mbështetët fortë në formën e yllit të tyre Granit Misinit.
Në gjysmë-finale Pishina pret fituesin e ndeshjës Extra Frutti-Minatori, ndërsa Dielli Bujan pret fituesin e takimit Besforti Group-Nipat e Dajës.

