Mercedesi "tejet i fuqishëm" ka fituar përsëri dhe ka siguruar matematikisht pozitën e parë, teksa për 5 pozitat tjera që dërgojnë në playoff mbeten në garë plotë 10 skuadra.
Vetëm 12 javë i'u deshën skuadrës fantastike të Mercedes Benz për të siguruar vendin e parë të këtij edicioni, ekipi i Xhelal Osmanit fitoi 4-1 kundër Axa & Lurn dhe me 9 pikë në tavolinë në 5 ndeshjet e radhës ka siguruar edhe matematikisht pozitën e parë në tabelë.
Stublla mori humbjen e katërt në 5 ndeshjet e fundit duke u fundosur totalisht dhe duke humbur 99% të gjasave për playoff, teksa skuadra që i mposhti ata Bardhi tani e shohin vetën si e 7ta në tabelë gati për të pritur gabimet e Electro Tech, Yjet, TermoLabi e Ximi Shpk.
Electro Tech fitoi pastër 7-3 kundër 7 Vëllezërve të cilët u paraqitën mjaftë mirë në këtë takim duke i shfaqur probleme të mëdha ekipit të Electro Tech.
Derbi i javës përfundoi në barazim, me Yjet e "përgjysmuar" që përpak nuk arritën të mposhtin Bujanin që nuk po luan dhe aq mirë sa pritej edhe pse është në pozitën e dytë.
TermoLabi dhe Lumi i Madh ndanë pikët me një barazim 2-2 mirpo që nuk është se i prish punë asnjërës skuadër, pasi që të dyja kanë shanca të mëdha për të qenë pjesë e playoff.

