Informohu në çdo moment.

Jun 10, 2019

Të gjithë duan të jenë në playoff, Liga Total mbyll gjiron e 13të me plot befasi!

Java e 13 në superligën e Liga Total sjelli disa rezultate interesante dhe të pa pritura, me Bujanin dhe TermoLabin që humbën dhe kështu i vështirsojnë vetës punën për playoff.

E diela nisi me takimin mes 7 Vëllezërve dhe Ximi SHPK, kjo ndeshje ishte mundësia e artë e skuadrës me lojtarë mix nga Lipjani e Drenasi të kapte direkt pozitën e dytë që të dërgon në gjysëm-finale direkt por ata u befasuan nga 7 vëllezërit të cilët me këtë fitore thuajse e kanë siguruar superligën dhe për një sezon.

Axa&Lurn e përforcuar mposhti 6-1 Termo Labin që nuk i'u mjaftoi transferi Rrahim Gashi dhe tani e shohin vetën jashtë pozitave playoff por prap se prap kanë shancat e tyre. Kjo fitore e thellë njëkohësisht tregon që skuadra e Axa's do e kërkojë playoffin deri në frymën e fundit.

FC Bardhi vazhdoi serinë impresive të fitoreve, kësaj rradhe viktimë ishte Bujani të cilët nuk po tregojnë ende se janë favoritë për të qenë kampion në fund. Skuadra e Bardhit duhet të përgaditet forte pasi që gjiron e radhës do përballët me një tjetër skuadër të forte si Yjet.

Në fund Gllogovci mposhti Prugocin në një ndeshje të bukur me plotë 11 gola por pa ndonjë rëndësi të madhe.

Gjatë 4 takimeve të fundit do mësohet se kush do jenë 6 skuadrat që do "kapin" playoffin e shumë kërkuar.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments