E nisën turneun si skuadër jo-pretendente por dita ditës të gjithëve i'u shtohej frika për përballjet kundër tyre, Belinci zuri vendin e tretë në turnirin më të madh në Lipjan "Xhavit Kozhani"- Burgija.
Ndoshta as nuk e mendonin vetën si skuadra e tretë më e mirë nga 108 pjesmarrëse por disa fitore rradhazi dhe karakteri i forte i treguar e futi "katërshën e shokëve" në hartën e futbollit të vogël Lipjanas.
Në ndeshjën hapëse djelmoshat e rinjë e mposhtën Electro Techin që ishte një nga pretendentët e mëdha të turnirit me një lojë befasuese dhe të luftuar të cilën e fituan vetëm në frymën e fundit me rezultatin 3-2, ndërsa pastaj në gjiron e dytë mposhtën 1-0 Llugat në një ndeshje që mund ta kishin fituar shumë më pastër nëse nuk do luhej në mes-ditë.
Gjiro e tretë ishte me fat për Belincin të cilët përmes kapitenit Rinor Hasimi në short kapën "0" dhe nuk paten nevoj për tu ndeshur për të kaluar tutje,.
Gjiro e katërt e përballi Belincin me Qylagën, në një ndeshje të cilën ata e fituan me rezultatin 3-2 ndërsa gjiro pasuese i rezervoi si kundërshtare Cërnillën ish-finaliste e cila kishte eleminuar Kozhani Dekorin favorit dhe në përbërje kishte edhe lojtarë nga skuadra e parë e KF Ferizaj, ndeshja ishte mjaftë e balancuar dhe e fortë e po ashtu me plotë emocione, Belinci udhëheqi qysh në fillim teksa më pas më të mirë në lojë Cërnilla të cilët rikthyen gjithqka në 2-1, ishin sekondat e fundit kur Dashnim Hyseni vetëm 17 vjeçar shënoi me qetësin që mund ta ketë ndonjë lojtar me përvojë të madhe, takimi shkoi në penallti dhe u fitua nga Belinci që ishin 100% të saktë.
Shorti për gjysëm-finale Belincit i solli si kundërshtar Sali Rexhën me lojtarët më të mire të futbollit të vogël nga Ferizaj si Petrit Budakova, Fistrim Terziu e Elbasan Thaçi, ekipi i të rinjëve humbi këtë takim me rezultatin 2-1 edhe pse definitivisht merituan më shumë me lojën e treguar sidomos në pjesën e dytë teksa u dëmtuan rëndë nga gjyqtarët të cilët e kishin caktuar fituesin para fillimit të lojës.
Në ndeshjën për vendin e tretë Belinci mposhti Mercedes Arditin pa u djerësitur fare pasi "egoja" e këtyre të fundit refuzoi të luante ndeshjën për vendin e tretë, pavarësisht qdo gjëje katërshja Rinor Hasimi, Ardi Arifi, Andi Bikliqi dhe Dashnim Hyseni kanë treguar vlerat e tyre dhe tani llogaritën nga të gjithë si një skuadër e forte dhe e frikshme për të tashmën dhe të ardhmën.
I njejti ekip vetëm me disa lojtarë të tjerë ekstra ishte eleminuar në penallti nga Shala në raundin e tretë të turnirit "Ismail Luma" në Kraishtë, teksa pritët shumë nga ta në vazhdim.

