Të dielën me datë 26 Maj 2019 nga ora 21:00 luhet finalja e madhe e turnirit "Xhavit Kozhani" - Burgija në mes kampionëve aktual të 7 Vëllezërve dhe Sali Rexhës.
7 Vëllezërit e udhëhqur nga menagjeri Fadil Sopa kanë arritur të përsërisin suksesin e edicionit të kaluar dhe kanë arritur përsëri të prekin finalën e madhe pavarësisht se rrugën për të arritur deri aty e kanë pasur shumë here më të vështirë se kundërshtarët e tyre të takimit final Sali Rexha.
Gjigantët e 7 Vëllezërit Center kan mposhtur në raundin e parë Ardenon që kishte në përbërje yjet e klubit të futsallit Prishtina 01 për të vazhduar më pas me fitorët ndaj Tenda Limanit dhe FC 01-Rib, pretendentëve të SM Te Sokoli të cilët i kishin mposhtur edhe në finalen e vitit të kaluar, në qerek-finale shkatërruan Dobrajën me rezultatin e thellë 4-1 ndërsa në gjysmë-finale mposhtën edhe një tjetër pretendente si Mercedes Arditi me rezultatin 2-0, rol tepër të madh në suksesin e skuadrës paten dy "gjokerët" që futeshin nga stoli për ti dhënë skuadrës oksigjen e për të ndryshuar ritmin e lojëve, Almir Kryeziu dhe Emir Baftiu.
Në anën tjetër skuadra e Sali Rexhës e kishte tejet të lehtë rrugën për në finale, ata në ndeshjën e parë tinejgjerët e Elsa Tech pastaj mposhtën edhe skuadra të tjera të lehta si Art Construction e Terpeza ndërsa kundërshtari i vetëm serioz për ta në katër gjirot e para ishte Trasing Group, gjiro e katërt u kalua pa lojë nga Sali Rexha pasi në short kishin tërhjekur "0", e në proven e fundit para finalës eksperienca e tyre dhe fati në vendimet e gjyqtarëve vendosi përballë të rinjëve të Belincit të cilët ishin "kockë e fortë" dhe tejet e vështirë për tu kaluar nga Sali Rexha.
Formacionet e mundshme në finale:
7 Vëllezërit: Festim Maqaj(Portjer), Kreshnik Bahtiri, Lavdim Gashi, Shqiprim Kelmendi, Hysen Bytyqi.
Sali Rexha: Petrit Budakova(Portjer), Buron Krivanjeve, Elbasan Thaçi, Fistrim Terziu, Masar Lohaj.
SportLajm/ Lajm24 i uron suksese skuadrave finaliste duke shpresuar që më ekipi më i mirë të jetë fitues, dhe njëkohësisht shpreson në një ndeshje fer dhe korrekte dhe pa anime nga ana e gjyqtarëve.

