Pas 15 ditëve të pasura me ndeshje të bukura dhe spektakël, më në fund erdhi edhe finalja e madhe, Sali Rexha mposhti në penallti 7 Vëllezërit pas një ndeshje plotë emocione.
Penalltitë ishin vendimtare në ndeshjën finale të turnirit "Xhavit Kozhani"- Burgia, këtu ekipi i Sali Rexhës u treguan më të saktë duke mposhtur ish-kampionët e drejtuar nga Fadil Sopa me rezultat 2-1.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultatin 4-4 teksa dallimi midis pjesëve ishte i madh si nata me ditë, gjatë 15 minutëshit të parë rezultati ishte 3-0 për skuadrën Lipjanase por më pas gjysma e dytë e lojës doli të jetë "Dardhë me bishtë" për ish-kampionët të cilët pësuan 4 gola rradhazi mbrenda 8 minutave në një ndeshje ku ndikim të madh paten edhe tifozeria e madhe në përkrahje të Sali Rexhës, në sekondat e fundit të takimit 7 Vëllezërit barazuan por më pas nuk paten fat të mbrojnë titullin në penallti ku më të saktë u treguan lojtarët nga Ferizaji të Sali Rexhës.
Për kampionët nga penalltia dështoi vetëm Buron Krivanjeva, teksa për finalistët dështuan dy yjet Kreshnik Bahtiri dhe Shqiprim Kelmendi.
Pas ndeshjës menagjeri i kampionëve Valmir Grajqevci ishte tejet i kënaqur me suksesin e ekipit të tij teksa u shpreh: "Urime FC Sali Rexha urime djema per fitoren e madhe ju falenderojm per kontributin dhe angazhimin e juaj qe treguat ne kete Dite te shenuar. Ju ishit ata qe na bete te ndihemi krenar dhe ja nderuat emrin nje atëdhetari te shquar siq ishte Sali Rexha ,duke u bere fitues nder 110 ekipe te Turniri Tradicional "Xhavit Kozhani-Burgia". Ju ishit ata qe treguat se me sport mundeni dhe jeni Kampiona. Urime djema titullin Kampion, Krenar me Ju". - tha ai.