Informohu në çdo moment.

May 27, 2019

Andi Thaqi, garancion për mbrojtjën e Minatorit!

Vetëm 15 gola të pësuar në 28 takime e tregojnë më së miri rëndësinë jetike që Andi Thaqi pati për skuadrën e Minatorit në këtë sezon historik për ta.

Andi së fundmi i shpallur "Portieri më i mire" nga fansat e SportLajm, ka zhvilluar një sezon fantastik për skuadrën nga Magurja, kontributi i portjerit të ri i cili së bashku me dyshën e mbrojtjës Nderim Jashari-Arbias Statovci pësuan vetëm 15 gola gjatë gjithë sezonit duke qenë mbrojtja e dytë më e mirë në ligë.

Thaqi së bashku me pjesën tjetër të mbrojtjës arritën të mbanin portën të pa prekur në plotë 17 ndeshje ku nuk pësuan gol, teksa skuadra e vajton ende barazimin me Galaksinë pasi ishte ndoshta pikërisht ajo ndeshje dhe arsyeja që Minatori nuk arriti të hynte as në barazh.

Gjithsesi, Minatori nga Magurja do hyjë në sezonin e ri si favorit i madh në ligën e dytë që pritët të unifikohet pasi që pritët të funksionojë edhe liga e katërt nga sezoni i ardhshëm.

*SportLajm uron Andin për qmimin "Portieri më i mirë nga lexuesit" dhe gjithashtu uron atë për sezonin fantastik që ka zhvilluar duke shpresuar që sezoni i ardhshëm të jetë akoma më i mire për portjerin e ri dhe për KF Minatorin.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments