Informohu në çdo moment.

May 29, 2019

"Drejtorët fantastik" që shkëlqyen në menagjimin e skuadrës dhe kthyen Ulpianën në ligën e parë!


Të fitosh 15 ndeshje rradhazi dhe të kalosh nga pozita e katërt në të parën e të rrëmbesh titullin kampion nuk është aspak e lehtë, por treshja e drejtorëve të Ulpianës dhe katër trajnerët i'a dolën ta bëjnë këtë mrekulli dhe ta rikthejnë skuadrën e qytetetit aty edhe ku i takon.


Janari e Shkurti ishin muajt e ndryshimit të madh për Ulpianën, këtu Fitim Arifi dhe Ylli Jashari që mbajnë rolet e drejtorit sportive të klubit e përkatësisht sekretarit të klubit së pari rrëmbyen trajnerin e ri dhe super të talentuar Megzon Visokën e pastaj së bashku me të krijuan planin e suksesit dhe transferuan edhe disa lojtar të tjerë ndër të cilët super-dyshen Akil Makolli & Granit Ahmeti që u bënë shtylla e mbrojtjës dhe eksperienca e skuadrës në misionin e vështirë për inkuadrim në superligë.

Ka ekipe të shumta që kanë lojtarë të jashtëzakonshëm por i'u mungon menagjimi e financat por ekipit Lipjanas këto gjëra nuk i munguan asnjëher, skuadra u përforcua dhe u mbajtë mjaftë mire financiarisht nga numri një i saj Abedin Salihu "Dino", ndërsa në fushë "Tigrat" shkëlqyen nën urdhërat e Megzon Visokës që kishte ardhur tek Ulpiana si fitimtar dhe fitimtar mbeti.

Qysh nga ndeshja e parë e pranverës kundër Bashkimit u pa mirë forca e bardhë e kaltërve të cilët shkelën të gjitha skuadrat që patën para duke arritur kulmin e formës kundër rivalëve të Minatorit, Lepencit e Dardanës të cilat i mposhti, i kaloi dhe u bë kampion.

Kryetari Abedin Salihu ka kryer të gjitha obligimet financiare ndaj lojtarëve dhe stafit, duke qenë një nga të vetmit në Kosovë që nuk i'u ka asnjë cent borgj ekipit.


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments