Informohu në çdo moment.

May 31, 2019

Formacioni i vitit nga ekipet lipjanase!

Me mbi 1000 vota brenda 4 ditëve fansat e SportLajm zgjodhën formacionin e vitit me lojtarë nga Ulpiana, Arbëria dhe Minatori por në formacionin final arritën të hyjnë edhe dy pjestarë të Ulpiana U-19.

Ekipi i sezonit udhëhiqet nga dyshja e trajnerëve kampion Megzon Visoka dhe Ylber Statovci të cilët morën nga 106 vota secili duke lënë mbrapa Faruk Statovcin.

Porta mbrohet nga gardiani i Minatorit Andi Thaqi i cili ishte ndër më meritorit në sezonin fantastik të Minatorit duke pësuar vetëm 15 gola gjatë gjithë kampionatit, ndërsa para tij vendosën kapiteni historic i Ulpianës Xhafer Kaleshi së bashku me Akil Makollin dhe dyshën e ekipit nga Magurja Gashi - Jashari.

Mesfushën e përbëjnë katërshja e "Shokëve" Emir Baftiu, Eni Ademi, Fidan Bahtiri dhe Agon Llugiqi një mesfushë kjo që do dukej e rrëzikshme para qdo kundërshtari dhe do i shkaktonin probleme qdo kujt.

Dyshja e sulmit mbahet fortë nga Shqiprim Kelmendi që përfundoi sezonin me 27 gola e 27 asiste për Ulpianën si dhe Rinor Hasimin e ri që ishte pa dyshim "Ylli" i Ulpianës U-19.

Tek Rezervistët hyjnë portjeri i talentuar Ardit Miftari si dhe katërshja super e rrezikshme Arbias Statovci, Lavdim Gashi, Ardi Arifi nga Ulpiana U-19 si dhe Kreshnik Bahtiri.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments