Informohu në çdo moment.

May 25, 2019

Java e 11 në Liga Total, vikend jetë a vdekje për Stubllën dhe Electro Tech!

Ky vikend sjellë në skenë gjiron e 11 në Liga Total, kryendeshja është Bujani - Electro Tech dhe luhet nga ora 22:00 teksa ka edhe ndeshje të tjera të forta.


E Diela hapet me ndeshjen "mini-derbi" mes Stubllës dhe TermoLabit me të dy skuadrat që po luftojnë fortë për të qenë pjesë e play-off, për momentin skuadra nga Topliqani është në pozitën e katërt dhe edhe me humbje do vazhdonin të qëndronin afër playoffit ndërsa kundërshtarët e tyre Stublla kanë nevojë emergjente për fitore pas 2 humbjeve në 3 takimet e fundit.

Pas "mini-derbit" luhet edhe derbi i madh dhe padyshim ndeshja më e fortë e javës mes Bujanit që po mbanë pozitën e dytë në tabelë dhe Electro Tech që nuk është aspak në formë të mire gjatë javëve të fundit dhe qysh prej "përforcimit" të portës me Shpejtim Gashin kan arritur të grumbullojnë vetëm 1 pikë në 3 ndeshje.

Nga ora 22:30 Prugoci në rënie të lirë përballët me Yjet të cilët jan paksa më komod në tabelë duke ditur që do marrin edhe 6 pike në tavolinë gjatë ndeshjeve në vazhdim nga ndeshjet që kanë me skuadrat e dorëzuara të sezonit.

Pas këtyre tre ndeshjeve të forta luhen dy takime të cilat janë më pak kualitative por definitivisht edhe të zjarrta, Ximi Shpk që po kërkon gjysëm-finalet direct luan kundër Bardhit të cilët vështirë që mund të kapin playoff/in duke llogaritur orarin e vështirë, ndërsa nga ora 23:30 7 Vëllezërit luajnë duelin e mbijetesës kundër GeoGis definitivisht kjo do jetë java ku do mësohet se cila nga to do luaj në play-out e cila do mbetët në superligë edhe për sezonin tjetër pasi asnjëra skuadër nuk ka kualitet të marr pikë nga ekipet tjera të superligës.

Të hënën luhen dy sfida të tjera të superligës me Gllogovcin dhe Lumin e Madh që luajnë mes tyre për të ruajtur vazhdimësinë dhe për të ndjekur "zonën play-off", ndërsa Mercedes Benz luan një sfidë të lehtë në letër kundër Medvecit që synim të vetëm e ka mbetjën në superligë.

Axa & Lurn marrin tre pike në tavolinë nga kjo javë e Liga Total.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments