Informohu në çdo moment.

May 24, 2019

Nostalgji: Legjendat nga Lipjani që luanin të barabartë kundër Fadil Vokrrit me shokë!

Qyteti i Lipjanit ka prodhuar gjithmonë lojtar dhe ekipe të jashtëzakonshëme në beton, fushë artificiale, parket e ku do që është luajtur "Futbolli i vogël".

Ishte viti 1996 dhe gjendja nuk ishte aspak e mirë të gjithë po e kishin të vështirë jetesën në Kosovë, e vetmja gjë që i mbante gjallë, të bashkuar dhe të lumtur shqipëtarët ishte futbolli.

Gjatë atyre viteve të para-luftës kudo nëpër Kosovë organizoheshin turnire të mëdhenjë dhe fantastik të futbollit të vogël e ndër emrat më të shquar dhe ndër turniret më të famshëm llogariteshin ata të "Turniri Gazi- Prishtinë" si dhe "Turniri i vitit të ri" që luhej në pjesën tashmë të djegur të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Edhe qyteti i Lipjanit kishte skuadrën e saj në këto turnire me shumë lojtar të mirë dhe konkurrues, ekipi i Lipjanit nuk ishte vetëm pjesë-marrës në këto gara por edhe ishte shumë herë në mesin e 3-4 skuadrave më të mira e madje edhe fituese.

Gjatë vitit 1996 ekipi KF Lipjani mposhtej dy herë në gjysmë-finale të turnirëve të mëdhenjë, në turnirin "Gazi" ata mposhteshin 2-1 në një ndeshje ku ishin dukshëm më të mirë se kundërshtarët e 2 Korrikut që yll të skuadrës kishin Suad Keçin por ku referët patën ndikim të madh teksa më pas kundërshtari i tyre shpallej kampion, teksa në turneun e vitit të ri 1996 skuadra e qytetit nuk mundi ta përballonte forcën e Fadil Vokrrit e Prekazit me shokë pavarësisht mundit të madh të legjendave Nehat Flugaj, Hysni Dragaqina, Fatmir Rashiti e të tjerë.

(FOTO ËSHTË E VITIT 1996 NGA TURNIRI "GAZI 1996", E GJETUR NË ARKIVA NGA MËRGIM GRAJQEVCI)

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments