Ulpiana fiton me "remuntada" kundër skuadrës së Vjosës nga Shtimja, skuadra vendase kaloi e para në avantazh ndërsa pastaj Lipjanasit arritën rikthimin.
Vjosa i shënoi herët gol Ulpianës duke avancuar 1-0, e pastaj "Tigrave i'u deshtë të djersijnë për të arritur rezultatin pozitiv dhe fitorën e cila i mbanë në garë për titullin kampion.
Mubarek Musliu ishte prap hero duke shënuar përsëri nga gjuajtja e lirë duke treguar se situatat e tilla i ka specialitet dhe barazoi gjithqka në 1-1 rezultat me të cilin dhe u mbyll pjesa e parë.
Në 45 minutëshin e dytë të takimit Ulpiana u tregua shumë më e mirë duke shënuar përmes qendër-mbrojtësit Akil Makolli dhe përmes Blendon Azemit e Rrezart Hasanit të cilët e vulosën rezultatin përfundimtar Vjosa 1-4 Ulpiana.
Me këtë fitore Ulpiana kalon në kuotën e 58 pikëve dhe pret e qetë Dardanën në takimin e radhës i cili do jetë vendimtar për titull kampion.
Vlenë të përmendet që në këtë takim Ulpiana nuk kishte në dispozicion disa nga lojtarët kryesor si Kelmendi, Kaleshi e Ahmeti ndërsa disa lojtar të formacionit bazë u inkuadruan në lojë vetëm në pjesën e dytë.