Minatori ka fituar lehtë në takimin e fundit në Magure kundër Kastriotit, Xehëtarët tani presin të qetë takimin mes Ulpianës dhe Dardanës.
5-0 fitoi Minatori në ndeshjen e ditës së sotme kundër Kastriotit nga Ferizaji, skuadra e pati të lehtë fitoren pasi dominoi qysh nga sekondi i pare e deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
Lorik Dobratiqi shënoi dopietë duke e quar numrin e golave të tij në 14 gjatë këtij sezoni, ndërsa mesfushori Flamur Gashi me një dygolësh tjetër e qoi rekordin personal në 10 gola gjatë këtij sezoni.
Goli i pestë i takimit për Minatorin u shënua nga Blend Hyseni, gol ky i cili ishte i pari i sezonit për lojtarin e ri të Xehëtarëve.
Kjo ishte fitorja e 20të sezonale e Minatorit që tani ka shkuar në shifrën e 65 pikëve, dy ndeshjet e fundit të skuadrës nga Magurja janë kundër ekipeve të Rilindjës dhe Xërxës.

