Informohu në çdo moment.

May 7, 2019

Numri 10 dhe historia e tij e jashtëzakonshme, gjithmonë pranë Ulpianës

Tani ai bartë me krenari fanellën me numër 10, mirpo historia e tij me klubin fillon shumë vite më parë kur ai ishte pjesë e grupmoshave të reja të skuadrës e pastaj ishte ndër faktorët kryesor në formimin e Ultras "Tigrat" dhe ekipit U19 të Ulpianës.

Gjatë zhvillimit të tij si lojtar futbolli Emiri hasi në disa pengesa pasi rruga e tij për tu bërë lojtar profesionist dhe të bartë fanellën e skuadrës nuk ishte aq e lehtë, si pjesë e kategorisë U17 ai e la përkohësisht futbollin për disa kohë për tu rikthyer vetëm pas disa muajsh ku luante në Junior Ligë dhe për ekipin U17 të Ulpianës së drejtuar nga Milot Rexhepi.

Rikthimi i tij në fushën e blertë të stadiumit "Sami Kelmendi" nuk ishte aq i lehtë pasi që ai kishte humbur kondicionin dhe e pati të vështirë të luante shumë minuta, por ndoshta gjendja e tij e atëhershme ishte "bekim" për ekipin e Ulpianës dhe për qytetin. 

Baftiu i determinuar të ngriste Ulpianën në nivelin që i takon ishte një nga nismëtarët e krijimit të Ultras Tigrave, në fillim të quajtur Ultras Paunat e që u paraqitën për herë të parë në skenën e tifo-grupeve kosovare në ndeshjën e fituar kundër Deqanit 1-0.

Pasi mbushi moshën 18 vjeçare dhe së bashku me lojtarët e tjerë të ekipit U17 nuk mund të luanin më për këtë grupmoshë ai bëri qmos për ta krijuar kategorinë junior të Ulpianës ku së bashku me të ekipit i'u bashkuan edhe disa lojtarë tjerë të talentuar si Anton Daka, Sokol Sahitolli dhe të tjerë.

Në ditët e sotme mesfushori është bërë një nga lojtarët kyq të bardhë e kaltërve dhe pjesë kryesore e formacionit bazë të skuadrës, por pavarësisht kësaj ai është qdoherë në tribunë duke organizuar e udhëhequr "Tigrat" kur skuadrat e tjera të Lipjanit në basketboll dhe volejboll kanë nevojë për përkrahje.

Ehhh... kush do ta mendonte se ai që kishte bërë gjithqka për klubin e qytetit dhe ishte nismëtar i krijimit të grupit të tifozëve tani duartrokitet nga ta sa herë që ai e prek topin dhe e qon skuadrën përpara me pasimet e tij.

Objektivi aktual i lojtarit si dhe i gjithë skuadrës së qytetit është përgaditja sa më e mirë për sfidat derbi dhe tepër të rëndsishme kundër Dardanës dhe Lepencit të cilat po afrohen.



Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments